BE jep 180 milionë euro për Shqipërinë

Do të ndihmojnë në përballimin e pandemisë

180 milionë Euro i jepen Shqipërisë nga Komisioni Europian, si ndihmë për minimizimin e pasojave negative në ekonomi që kanë shkaktuar masat bllokuese për frenimin e përhapjes së COVID-19ës. Fondi është pjesë e paketës prej 3 miliardë eurosh që jepen si asistencë makro-financiare për  vendet që janë pjesë e partneritetit për fqinjësi dhe zgjerim me Bashkimin Europian. Fondet jepen në formë kredie nga unioni dhe janë të aksesueshme për 12 muaj, sipas zyrtarëve të komisionit.

Nga kjo ndihmë përfitojnë 10 vende në total, ku krahas Shqipërisë renditen Kosova që përfiton 100 milionë euro dhe Maqedonia e Veriut, 160 milionë. Shumën më të madhe mes vendeve të rajonit e përfiton Bosnje Hercegovina, 250 milionë euro. Përfituesit më të mëdhenj janë Ukraina me 1.2 miliardë dhe Tunizia me 600 milionë euro.

Në deklaratën e Komisionit Europian thuhet se fondet jepen për të ndihmuar këto vende për të përmbushur nevojat urgjente që ka krijuar situata e pandemisë. Qëllimi është të ruhet stabiliteti makroekonomik, dhe të zbuton pasojat negative socio-ekonomike. Bashkimi Europian ka dhënë edhe më herët ndihma për Shqipërinë në këtë luftë me rreth 50 milionë euro grante, kryesisht për pajisje shëndetësore por edhe për mbështetje ndaj familjeve në nevojë dhe biznesin e vogël.

Leave a Reply