Borrell: Unioni do të ndihmojë Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet ruse në Ukrainë
Bashkimi Evropian synon të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë. Këtë e ka deklaruar shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell. Ai u tha gazetarëve se BE ishte gati të konsideronte një embargo ruse të naftës në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
“Ne do të diskutojmë se si mund të mbështesim më mirë popullin ukrainas dhe gjithashtu se si mund të mbështesim Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Sapo u takova me Prokurorin e Përgjithshëm, zotin Karim Khan. Ne do të ofrojmë aq shumë mbështetje sa ne mundemi përmes misionit tonë Bashkimit Evropian në Ukrainë”.
Ndërkaq, Kancelari austriak, Karl Nehammer do të bisedojë në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin.
Nehammer do të jetë lideri i parë i BE-së që takohet personalisht me liderin rus që nga fillimi i agresionit.