BE zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian vendosi të zgjasë edhe me 6 muaj sanksionet ekonomike që zbaton që nga viti 2014 kundër Rusisë për shkak të destabilizimit të Ukrainës.

Këshilli Evropian njoftoi se është vendosur që sanksionet ndaj Rusisë të zgjaten deri më 31 korrik 2022. Në një deklaratë nga Këshilli Evropian thuhet se vendimi për zgjatjen e sanksioneve është marrë si rezultat i vlerësimit të fundit për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut në Samitin e Liderëve të BE-së që u mbajt më 24-25 qershor.

Më 18 mars 2014, Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe ngjarjeve të ndodhura në lindje të Ukrainës, BE-ja, SHBA-ja dhe disa vende filluan të zbatojnë sanksione ekonomike ndaj Rusisë. Për herë të parë BE-ja vendosi të zbatojë sanksione ekonomike ndaj Rusisë në vitin 2014.

Sanksionet zgjaten një herë çdo 6 muaj. Afati i sanksioneve aktuale përfundonte më 31 korrik 2021. Përveç sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë zbatohen edhe masa diplomatike, sanksione individuale siç janë ndalimet e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive që kanë në objektiv individët.

Leave a Reply