Bedri Ajdari: Është mbushur kupa, nuk do i ndalim protestat!

Fjalim i Bedri Ajdarit në protestën e sotme dhe kërkesat e shpalosura!

Kërkesat:

Jemi krenar me familjarët tonë, sepse ato nuk kanë bë asnjë krim. Krimi i tyre i vetëm është se janë shqiptarë, të cilëve u montohen raste. Rasti “Monstra” është si rastet tjera të montuara

U mbush kupa dhe populli nuk duron më. Protestat tona nuk ndalen deri në fitimin e drejtësisë. Nga këtu i drejtohemi qeverisë, faktorit ndërkombëtar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dy shteteve shqiptare që të pengojnë padrejtësitë.

Të ndërpriten pazaret politike në kurriz të pafajshëm.

Mjaft i montuat këto raste për kalkulime politike.

Të shkarkohen prokurorët dhe gjykatësi i rastit “Monstra”, sepse nuk morën parasysh faktet.

Kuvendi dhe Qeveria t’i publikojnë incizimet për rastin “Monstra” që opinioni të dijë të vërtetën.

Të thirren ekspertë ndërkombëtarë që si EULEX-i në Kosovë, të miret me rastet e montuara politike, ku po vuajnë shqiptarët.

Shpresojmë se drejtësia do të vijë në vend.
Ju faleminderit.

Leave a Reply