Gjatë fjalës së tij në Parlament, Sali Berisha akuzoi se Ramën dhe Veliajn për sjellje ndëshkuese ndaj gazetarëve dhe mediave.
Narkoshteti është në vetvete shteti shtypës i lirive, të drejtave të individid në seri por edhe lirisë së mediave në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeske të qeveritarëve ndaj gazetarëve. Dy janë armiqtë e fjalës së lirë në Shqipëri. Njëri quhet Edi Rama i cili përveç sjelljes të dhunshme verbale, përveç fyerjeve, ndëshkimeve absurde ndaj gazetarëve për shkak të pyetjeve që i bëjnë, ai krijoi dhe agjencinë e disinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike. Edi Rama i lejon vetes të përdorë fyerje, sharje, kërcënime ndaj gazetarëve për të cilat do ta kishin lakmi edhe etërit e tij ish-xhelatë të fjalës së lirë. Me fjalorin e tij ai është bërë i famshëm dhe në Europë. Njeri me një kulturë mizerabël, e gjithë pasuria e tij bazohet në filmat e kinostudios Shqipëria e Re dhe në librin e mashtrimeve të nastradinit për të cilat e tejkalon.
Po kaq armik i fjalës së lirë është dhe Erion Veliaj. Veliaj përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit, të qëndrimit ndaj fjalës së lirë, ndaj gazetarëve, ndaj pronarëve të mediave. A mund të imagjinoni ju që të dy këta zotërinj vijnë nga Shoqëria e Hapur e George Soros. Këta janë fabrikantë të Shoqërisë së Hapur, e cila për definicion duhet të jetë e kundërta”, deklaroi Sali Berisha.