Berisha akuzon Ramën dhe Veliajn: Janë 2 armiqtë e fjalës së lirë në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, si dy “armiqtë e fjalës së lirë në Shqipëri”.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Sali Berisha akuzoi se Ramën dhe Veliajn për sjellje ndëshkuese ndaj gazetarëve dhe mediave.

“Edi Rama dhe mjerisht peng Basha emëruan kryetar dhe zv/kryetar njerëzit më të besuar të tyre. Në vend se ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur ose gjysmë të pavarur të mediave, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka patur këtë shkallë ekstreme politizimi. Nuk ja vlen t’i kushtosh as dhe 1 minutë më shumë institucionit të AMA. Por do ndalem këtu në gjendjen dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri.

Narkoshteti është në vetvete shteti shtypës i lirive, të drejtave të individid në seri por edhe lirisë së mediave në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeske të qeveritarëve ndaj gazetarëve. Dy janë armiqtë e fjalës së lirë në Shqipëri. Njëri quhet Edi Rama i cili përveç sjelljes të dhunshme verbale, përveç fyerjeve, ndëshkimeve absurde ndaj gazetarëve për shkak të pyetjeve që i bëjnë, ai krijoi dhe agjencinë e disinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike. Edi Rama i lejon vetes të përdorë fyerje, sharje, kërcënime ndaj gazetarëve për të cilat do ta kishin lakmi edhe etërit e tij ish-xhelatë të fjalës së lirë. Me fjalorin e tij ai është bërë i famshëm dhe në Europë. Njeri me një kulturë mizerabël, e gjithë pasuria e tij bazohet në filmat e kinostudios Shqipëria e Re dhe në librin e mashtrimeve të nastradinit për të cilat e tejkalon.

Po kaq armik i fjalës së lirë është dhe Erion Veliaj. Veliaj përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit, të qëndrimit ndaj fjalës së lirë, ndaj gazetarëve, ndaj pronarëve të mediave. A mund të imagjinoni ju që të dy këta zotërinj vijnë nga Shoqëria e Hapur e George Soros. Këta janë fabrikantë të Shoqërisë së Hapur, e cila për definicion duhet të jetë e kundërta”, deklaroi Sali Berisha.

Leave a Reply