Berisha: Amnistia fiskale, legalizim i parave të krimit e drogës

“Rama e ka vendin në burg. Të përgatitet për protesta si në Sri Lankë”

Teksa kryeministri Rama prezantonte amnistinë fiskale, Sali Berisha nga selia blu me tone të ashpra e cilësoi nismën e qeverisë akt me pasoja katastrofale për rendin, sigurinë dhe biznesin në vend. Tha se përmes saj synohet legalizimi i parave të krimit e drogës, duke vënë në shënjestër të akuzave paraardhësin e tij në qeveri.

Paralajmëroi ndëshkim penal për Edi Ramën dhe ministrat e qeverisë pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet, duke shënjestruar disa prej tyre si të përfshirë në afera korruptive.

Nuk ka ndërmend të tërhiqet nga beteja që tha se nisi me qytetarët në 7 Korrik, duke i kujtuar Kryeminsitrit Rama se do përballet me protesta të ashpra. Kjo verë nuk do jetë aspak sezon pushimi për Frontin Opozitar, që sipas kryedemokratit ka për qëllimin rrëzimin e qeverisë.

Leave a Reply