E siguroi se dosja “Toyota Yaris” nuk mund të mbyllet nga prokurorët e SPAK-ut e BKH-së, duke i kujtuar konventën europiane, të cilën tha se e ka firmosur edhe vendi ynë e që e detyron drejtësinë shqiptare të ofrojë çdo ndihmë juridike.
“Doli dhe tha kam besim të madh tek njerëz të ndershëm të BKH dhe SPAK që kanë juridiksion të trajtojnë çdo problem. I thoshte palës belge me fjalë të tjera që ti nuk ke juridiksion të më hetosh mua.Lul po ta them këtu, ata kanë juridiksion jo të të hetojnë por edhe të të arrestojnë, edhe të të marrin me një xhet privat (avion privat) e të çojnë në Bruksel sepse ka një konventë evropiane në të cilën Shqipëria është palë, ku ka firmosur dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike që kërkojnë autoritetet e vendeve që kanë firmosur konventën”.
Demokratët i ftoi të mos votojnë kandidatin e Lulzim Bashës në zgjedhjet për Bashkinë e Rrogozhinës, duke e paralajëruar këtë të fundit për të tjera vepra penale që rëndojnë ndaj kreut të Partisë Demokratike.
“Po të paralajmëroj këtu Ferdinand se Luli yt do ketë dhe disa probleme të tjera të pambyllura shumë të rënda”.
Nuk u mjaftua vetëm me akuzat që sipas tij rëndojnë ndaj Lulzim Bashës për lidhje me botën e krimit. Sërish e etiketoi se është në pazar me Kryeministrin Rama duke sjellë në vëmendje bashkimin e votave në parlament për zgjatjen e afateve të vetingut.
“Mund të kete të ardhme me një humbës të katërfishtë? Ju thotë ju se Berisha po ndihmon Ramën paçka se me bisht ndër shalë ulet e voton Ramën, voton vetingun që e kishte quajtur dy vjet më parë aktin më mafioz kombëtar e ndërkombëtar”.
Berisha i ftoi qytetarët e Rrogozhinës që në 6 Mars të votojnë ndryshimin dhe të zgjedhin për t’i qeverisur kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’, Hekuran Xhanin.