Në selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye një ditë pas protestës kundër Ballkanit të Hapur, për t’i komunikuar Lulzim Bashës zyrtarisht vendimin e marrë nga anëtarësia në 18 Dhjetor, por dyert e zyrave i gjeti të mbyllura. Lulzim Bashës tha se do ia dërgojë me shkrim vendimin duke i bërë edhe një paralajmërim, teksa ky i fundit nga një tjetër zyrë ngjitur, zhvilloi një tjetër mbledhje.
Këtij të fundit i kujtoi se është një pakicë dhe e ftoi ta lexojë me vëmendje vendimin e sovranit në radhët e demokratëve. Jo pak e ironizoi edhe Kuvendin e datës 18 Dhjetor të thirrur nga Basha teksa foli deri për eksponentë të krimit dhe ish-funksionarë socialistë.
Sakaq akuza lëshoi edhe në adresë të policisë që tha se pas protestës së djeshme ka dhunuar protestuesit. Pa atakuar nuk la edhe takimin për Ballkanin e Hapur në Tiranë.