Berisha flet pas sulmit fizik ndaj tij: Gjithçka e përgatitur, autori agjent i policisë kriminale

Sali Berisha në një konferencë për mediet pas përfundimit të protestës ka folur për sulmin fizik ndaj tij.

Autori Gert Shehu, 31 vjeç u arrestua nga policia menjëherë pa ngjarjes. Ai tha se agresori i tij, 31-vjeçari që e sulmoi është një agjent i policisë kriminale, i përdorur nga qeveria.

Berisha: Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale. Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, problem me disa ç’rregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur. Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret. Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 31-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për plagosje, prishje ttë qetësisë publike dhe në fushën e lëndëve narkotike.

Leave a Reply