Berisha me shqiptarët e Selanikut: Kjo është fushata më e bukur në 32 vite!

“Regjimi i Ramës shpopulloi vendin”

Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar në Selanik këtë të Dielë ku po zhvillon një takim me shqiptarët atje. Në fjalën e tij, ai shprehu falenderimet për pritjen dhe energjinë e tyre, duke e cilësuar fushatën e këtij viti më të jashtëzakonshmen.

“Ju u shndërruat de-facto në udhëheqësit e fushatës së fitores. U shndërruat në himnin e kësaj fushate, dashuria juaj për Shqipërinë…Sot kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve. 2025 do gdhendet si viti i disapoës shqiptare, me gërma të arta. Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek. Edhe ju keni ardhur këtu drejt të panjohurës, si njerëz të guximshëm, që i besonit ëndrrës tuaj dhe jeni bërë sot një faktor i fuqishëm i jetës së këtij vendi. Keni emër të mirë anekënd Greqisë, shkëlqeni në çdo fushë”, tha kryetari i Partisë Demokratike.


Nuk la pa kujtuar procesin gjyqësor ndaj eurodeputetit tashmë Fredi Beleri, i cili sipas tij ishte krejtësisht politik me “autor” kryeministrin Edi Rama.

“Rama përdori të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer mandatin që ia dhanë qytetarët e Himarës, kjo vetëm e vetëm se ai nuk pranoi të shitej. Nuk pranoi të kandidonte për Ramën, i tha jo jam i djathtë”, tha Berisha.

Sipas udhëheqësit të Koalicionit opozitar ASHM, “regjimi i Ramës shpopulloi Shqipërinë”.

“Kombi ynë ka më shumë vdekshmëri sesa lindshmëri”, theksoi Berisha.

Leave a Reply