Berisha, mesazh demokratëve për Kuvendin Kombëtar

“Ftoj Bashën në ditën e rithemelimit të PD-së”

Mesazhin e tij pak orë përpara mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, ish-Kryeministri Sali Berisha e adresoi jo vetëm ndaj delegatëve të këtij forumi, por edhe vetë kryetarit të demokratëve Lulzim Basha.

“Ftoj delegatët dhe drejtuesit e saj, duke përfshirë edhe, të themi kryetari në letër të saj Bashën. Po ashtu ftoj edhe deputetët e PD-së që të vijnë nesër, pasi ky është një Kuvend i të gjithë demokratëve. Natyrisht mungesa e tyre nuk i përjashton ata nga kontributet e ardhshme në parti. Ftoj të gjithë anëtarët që kanë mbështetur Foltoren të vijnë nesër në “Air Albania” për të ndjekur këtë moment të rëndësishëm të historisë.”

11 Dhjetorin e cilësoi ditën e rithemelimit të Partisë Demokratike, ku tha se me votën e tyre demokratët do të rikthejnë pluralizmin në vend.

“T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin  të jeni nesër të pranishëm. të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD. Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë poli8tike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve.”

Krahas delegatëve Berisha ftoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që t’i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit të së shtunës.

Leave a Reply