Berisha: Non grata histori në 2019 për konspiracion, dosjen time e ka bërë Donald Lu

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur më marrëdhënien e tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe për shpalljen “non grata”.

Berisha tha se “non grata” është një histori e vitit 2019, kur ia ka përmendur edhe Rama në kuvend.

Ish-kryeministri shtoi se thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit  ish ambasadori amerikan Donald Lu.

Berisha: Zonja Kim, ambasada e SHBA-ve, kur ajo erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë e nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit të Sorosit për reformën në drejtësi, u arrit që amendimet të ishin në standardin e Venecias.

Kjo non grata është një histori e vitit 2019 dhe ma ka përmendur Edi Rama në këtë vit, duke më thënë se a e kaloj dot Atlantikun. D.m.th ai e dinte një gjë të tillë. Mua më thonë se jam futur në listë të zezë, për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.

Unë kurrë nuk e kam thënë kurrë një fjalë pas shpine për çështjen e ndarjes së Kosovës, sikurse ka bërë Blinken. Atëherë ku është konspiracioni këtu? Thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu. Unë kam vepruar me ndërgjegjen time kombëtare, sepse ishte e turpshme të vizatoheshin kufij etnikë dhe të punoje për Serbinë e Madhe se kështu donte Rama dhe Thaçi.” 

Leave a Reply