Berisha nuk i ndal takimet me qytetarët/ Ja ku do të mbahet “Foltorja” nesër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bëri me dije se në cilin qytet do të zhvendoset “Foltorja” e radhës.

Në një mesazh të shpërndarë në “Facebook”, lideri historik i të djathtës fton demokratët në qytetin e Lezhës, ditën e nesërme në orën 17:00.

“Nesër ditën e premte më datën 29 tetor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës të qytetit të Lezhës do mbahet Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Ftoj demokratet dhe demokratët e Lezhës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”

Leave a Reply