Berisha: PD do të garojë në koalicion

Më shumë përparësi pas vendimit të KQZ

Mosregjistrimi nga KQZ i partisë që ai drejton de facto, Sali Berisha garanton se nuk do t’i japin asnjë kosto në zgjedhjet e 14 Majit, përkundrazi.

“Në perceptimin tim dhe në bindjen time, fitorja është e opozitës. Nuk them numra unë, as përqindje e kam ligj këtë punë.”

Por mënyrën sesi do të regjistrohen kandidatët e selisë blu në garën e lokaleve ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“Në rrafshin politik do të jetë një spektër i gjerë koalicioni. Në rrafshin elektoral, janë duke u marrë specialistët.”

E sigurtë është që do të jenë në koalicion, që Berisha garanton se do të drejtohet nga Partia Demokratike, e që kandidatët nuk do të regjistrohen si të pavarur.

“Partia Demokratike e drejton koalicionin, këtu nuk ka diskutim”

Padyshim që Partia e Lirisë do të jetë në koalicion me PD. Këtë e rikonfirmoi dhe takimi që zhvilluan në mesditë në zyrën e Sali Berishës me Ilir Metën, edhe pse ky i fundit një ditë më parë bëri publik emrat e kandidatët të partisë së tij për këshilltarë. Berisha siguron se janë duke dakordësuar modalitetet ndërsa vetë Meta në dalje nuk i kurseu vlerësimet për kandidatët e dal nga primaret e PD.

“Po studiohen modalitete të tjera, por përsa i përket koalicionit, është përfundimtar kjo”, tha Berisha.

“Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm”, u shpreh Meta.

Me Bashën e Alibeajn thotë prerazi s’do të ketë asnjë negociatë tani që KQZ i legjitimon si drejtues de jure të PD.

“Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, do të mund të bëjnë me ne, dëshmojnë turpin e tyre”.

Lajmëron se ka përfunduar auditi i brendshëm për financimet ruse të përfituara nga Lulzim Basha dhe përfundimet do të bëhen publike shumë shpejt.

“Financim rus thonë raportet amerikane, por çfarëdo që të jetë, është bërë një larje parash.”

Nuk nguron t’i përgjigjet dhe pyetjeve për Arben Ahmetajn dhe deklaratave të Ramës që publikisht i kujtoi ish-vartësit të tij fatin që do ta priste nëse do të ishte në kostumin e një gjyqtari.

“Po të kisha qenë unë gjykatës, po ça gjykatësi je ti, ai është kreu i organizatës kriminale të djegësave”.

Leave a Reply