Berisha: Rama, përgjegjës për shpopullimin e vendit

“Britani e Madhe të analizojë shkaqet e dyndjes së shqiptarëve”

Përgjegjës kryesor për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, Sali Berisha bëri Kryeministrin Rama, të cilin e akuzoi se ka vrarë shpresën e qytetarëve.

“Me zgjedhjet fiktive Edi Rama ka vrarë shpresën tek shqiptarët se pushteti mund të ndryshohet me votë. Kontrollon të gjitha pushtetet në Shqipëri. Ai ka realizuar me charter, 137 udhëtime, iu kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë, 22 milionë Euro”.

Duke u distancuar nga deklarata e Kryeministrit Rama ndaj mediave dhe Ministres së Brendshme britanike, kreu i demokratëve dënoi çdo etiketim të padrejtë ndaj shqiptarëve, por i ftoi autoritetet britanike që të analizojnë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve.

“Se kjo mund t’i ndihmojë të kuptojnë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri.”

Kryeministrin e paralajmëroi se do përballet me pasojat nëse tenton që përmes proceseve gjyqësore të konfiskojë vulën dhe logon e Partisë Demokratike, duke mos lejuar regjistrimin në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

“Ka një vendim gjykate për Kuvendin, për logon thellësisht armiqësore është përpjekja e Edi Ramës për t’i konfiskuar flamurin Partisë Demokratike. Ju garantoj se PD rezervon çdo të drejtë që ti përgjigjet atij në mënyrat më të merituara. Kemi problem vetëm me Edi Ramën”.

Preferoi të mos e zbulonte skenarin e protestës së 12 Nëntorit, por Kryeministrin e paralajmëroi për zemëratën popullore që tha se e pret.

“Shkon dhe struket në strofkulla. Edi Ramës i kujtoj se ka pasur edhe një 20 Shkurt. Mos e provoko popullin demokrat”.

Përgjigje i kthehu edhe Enkelejd Alibeajt, i cili ka paralajmëruar se do të dalë me kandidatët e tij në zgjedhje pas refuzimit të propozimit që ata të përzgjidheshin ne primare 50% nga anëtarësia dhe pjesa tjetër nga sondazhet.

“Unë nuk kam asnjë kundërshti për sondazhet, por sondazhet nuk mund të zëvendësojnë votimet. Të marrësh përsipër të sondozh për tërë kandidatët në të gjithë vendin duhet sëpaku të bësh gati 800 deri në 1 milion Euro, të cilat nuk i kemi. Edhe sikur t’i kishim nuk mund të barazohet vota, me sondazhin

I pashqetësuar nga dalja e grupimit “Alibeaj” me kandidatë më vete, Berisha shprehet besimplotë se në 14 Maj do arrijë të largojë nga pushteti si Ramën ashtu edhe Veliajn.

Leave a Reply