Berisha: Revolucion, por jo pushtet me dhunë

“Rama e ka rrënuar vendin me vjedhje e korrupsion”

Një javë përpara protestës kombëtare të thirrur në Tiranë, Sali Berisha ka zbritur edhe njëherë në bazë për të folur me demokratët e Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Kreu i demokratëve shpjegon për kë mes mbështetësve të tij që ende nuk e ka kuptuar se revolucioni që selia blu ka deklaruar se ka nisur, nuk do të thotë përmbysje e pushtetit me dhunë.

“Ata që mendojnë se revolucioni është vetëm përleshje, s’kanë koncept të qartë për revolucionin demokratik. S’heqim dorë ne nga zgjedhjet, do ta përcjellim në koshin e historisë Edi Ramën dhe suitën e tij”.

Berisha rendit, duke krahasuar me qeverisjen e tij 2005-2013, se si Edi Rama ka rrënuar Shqipërinë dhe shqiptarët përmes siç thotë, vjedhjeve dhe korrupsionit qeveritar.

“Ai që ju vjedhje, ai ju urren. Ai i konsideron ata që i vjedh qenie inferiore”.

Duke iu referuar intervistës se ish-zv/kryeministrit Ahmetaj në “Opinion”, kryedemokrati ju kujton mbështetësve të tij se solli dy mesazhe që dëshmojnë përfshirjen e gjithë krerëve të PS-së në aferën e inceneratorëve.

“Ai i tha Edi Ramës, kreu i Meduzës për inceneratorët je ti dhe vetëm ti. Ana tjetër e medaljes se deshi të lajë duart. S’kam firmosur këtu, s’kam firmosur aty. Gënjeshtra. Kur e kërcënuan Arben Ahmetajn doli dhe na thotë për Erion Veliajn, ndaj i thoshte SPAK-ut ndiq paratë”.

Kryeministrit i kujton se nuk po përmbush as detyrimet kushtetuese që i imponon posti, atë të drejtimit të mbledhjeve të ekzekutivit si dhe shkuarja në Parlament. 

Leave a Reply