Berisha: Shqipëria ka rënë në monizëm të dytë, Rama kontrollon pushtetet në mënyrë të hekurt

Në një takim me të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kryetari  i opozitës Sali Berisha tha se Shqipëria po përjeton një monizëm të dytë.

Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama se po kontrollon të gjitha pushtetet.

“Të rinjtë ishin ata që bënë revolucionin demokratik të dhjetorit ‘90 dhe themeluan PD-në. Të rinjtë ishin pa asnjë mëdyshje ata të cilët çuan mesazhin, dritën e lirisë dhe u përballën me monizmin më stalinist të Europës në atë kohë dhe u bënë promotorët e fitores së PD-së.

Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Europës dhe ndër më të izoluarit e planetit. Shqipëria kishte nevojë për mendje të hapura dhe mendjet e hapura ishin mendjet e të rinjve. Në këtë kontekst, ata luajtën një rol kryesor në të gjitha reformat dhe transformimet e vendit. Sot, pas 30 vitesh, Shqipëria ka rënë në një monizëm të dytë, i cili në dallim nga monizmi i viteve ’90, që bazohej në doktrinën çnjerëzore marksiste, monizmi i sotëm bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen. Edi Rama sot kontrollon 10 përqind më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist në vitin 1991.

Në këtë kontekst, kjo mbështetje e juaj merr një rëndësi edhe më të veçantë. PD dhe forumi i saj, u themeluan dhe mbetën gjithnjë forca më perëndimore e vendit, lokomotiva të vërteta të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE. Në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë, Edi Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjitha pushtetet. Për gabime të rënda edhe të PD, e cila bojkotoi zgjedhjet lokale, sot në të gjithë Shqipërinë, PD ka vetëm një pushtetar vendor, kryebashkiakun e Shkodrës”, u shpreh Sali Berisha.

Ndër të tjera, Berisha foli edhe për procesin e primareve brenda Partisë Demokratike ku anëtarësia zgjodhi kandidatët për deputetë.

Berisha: Tirana ka nevojë jetike për ndryshim, përgëzoj Këlliçin për premtimin e transportit falasabout:blank

Kryetari i opozitës Sali Berisha, gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD dhe kandidatin Belind Këlliçi, ka shprehur nevojën për ndryshimin e Tiranës.

Në fjalën e tij përpara të rinjve, Berisha tha se Tirana është në 10 qytetet më të ndotura në botë.

“Ne vendosëm sistemin e primareve dhe sot kandidojmë me 61 kandidatë, me në krye Belind Këlliçin, kandidatin tonë të shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës. Ata nuk janë më kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, por janë kandidatët e votës së lirë dhe kjo ka shndërruar një ndryshim shumë të madh në qëndrimin tonë dhe qëndrimin e shoqërisë shqiptare ndaj nesh. Ju falënderoj që keni ardhur të mbështesni Belind Këlliçin. Tirana ka nevojë jetike për ndryshim. Unë do u jap vetëm 2-3 tregues të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare. Sot Tirana është në 10 qytetet më të ndotura të planetit. Sot Tirana është ndër 10 vendet me shërbimin shëndetësor më të shkatërruar në planet. Tirana i ka sot këto sepse ka një falls-kryebashkiak. Nëse do bënit, vizatonit, përshkruanit kryebashkiakun aktual që do dorëzojë së shpejti detyrën, ai është prototipi i një personazhi fake. Por ai është edhe një vjedhës dhe hajdut i pamëshirë i qytetarëve të Tiranës”.

Berisha ka përgëzuar kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin, për premtimin që ai ka bërë për transport falas në kryeqytet.

“Unë e falenderoj Këlliçin për premtimin që bëri para jush. Transporti falas ishte, mendoj unë, premtimi më i guximshëm, më i domosdoshëm, premtimi që do ndikojë në buxhetin e të gjitha familjeve. Por nuk do ndikojë vetëm në buxhetin, por edhe në shëndetin të gjitha familjeve. E thamë që Tirana është ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, sepse këtu trafiku është organizuar me principin se si të udhëtohet më ngadalë, se si njerëzit të thithin sa më shumë gazra toksike.

Do pakësohet numri i atyre që përdorin mjetet personale për të shkuar në punë, sepse do përdorin mjetet publike. Tirana nuk është më e varfra, nuk është ndër dhjetë vendet e fundit në botë, por është më e vjedhura. Unë dua ta përgëzoj zotin Këlliçi për këtë premtim solemn me një impakt shumë të madh për jetën e Tiranës. Unë kam besim se me programin e tij do të sjellë një revolucion të vërtetë dhe se qyteti do vendoset në shinat e një qyteti normal dhe me perspektivë”, deklaroi Sali Berisha.

Leave a Reply