Berisha, thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë

“T’i tregojmë liderëve të BE-së se Edi Rama është hajdut”

Sali Berisha do të zbresë nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar me qytetarët, ndonëse Tirana të martën do të jetë e blinduar për shkak të masave të larta të sigurisë për Samitin e BE-së që do të mbahet në kryeqytet. Pavarësisht se policia e ka ndaluar protestën e thirrur nga Partia Demokratike, kryedemokrati u kujdes që në mesazhin e tij pak orë përpara mbajtjes së saj t’I drejtohej me një thirrje qytetarëve.

“Nesër më shumë se kurrë, ne do të duhet bëjmë gjithçka për të mbushur bulevardin e Tiranës. Me praninë tuaj të dashur qytetarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ju i dilni Zot në mënyrën më të vendosur këtji vendi e këtij kombi në rrezik ekzistencial. Është një rast i artë, është një detyrim madhor politik, moral, ligjor dhe i gjithanshëm, që ne të bëjmë prezent përpara botës, realitetin dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon kombin shqiptar. Do të ishte e pafalshme para historisë, para vete, para fëmijëve tanë, para të ardhmes sonë, para dinjitetit tonë, nëse ne nesër nuk do të jemi të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj”, u shpreh Sali Berisha.

Kryeministrin e akuzoi se po keqpërdor protestën duke u fshehur pas masave të sigurisë, por kryedemokrati garantoi liderët e unionit, se nesër opozita zbret në Bulevard për t’i faktuar botës lidhjet e kreut të qeverisë me krimin e drogën.

“Hajduti i Parë i Shqipërisë, do të jetë Edi Rama në atë samit. Kjo është e vërteta.Për t’i dëshmuar lidershipi europian se njeriu që qendron si përfaqësuesi i Shqipërisë në atë samit e ka pushteitn dhe karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, të ngritur mbi drogën, trafiqet, mbi narko-shtetin që ka ndërtuar në Shqipëri. E ka pushtetin dhe karrigen e tij të ngritur mbi vjedhjet e mëdha, të paimagjinueshme për një vend europian që u bën qytetarëve shqiptarë. Është e vërtetë që ai aty ulet si Kryeministri i Shqipërisë, por është e vërtetë se ai ulet si kryehajduti i Shqipërisë, të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat, sepse ai siç thonë rëndomë shqiptarët, ose të merr, ose të le diçka në xhep”, deklaroi Sali Berisha.

Një ditë më parë, Berisha teksa garantoi mbarëvajtjen e një proteste paqësore, paralajmëroi  Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi që të mos provokojnë qytetarët në protestë.

Leave a Reply