Ish-nëpunësi i lartë i BFI-së dhe drejtor i parë i Standardit Hallall pranë këtij Institucioni, z. Abaz Islami, në fillim të Muajit Ramazan të sivjemë, me sukses ka mbrojtur temën e masterit në Institutin për Hulumtime Sociologjke dhe Politiko-Juridike në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi, në Shkup, me titull “Marëdhëniet ndërmjet partive politike dhe Bashkësisë Fetare Islame në RMV”.
Mentori, Prof. dr. Sllavejko Sasajkovski, bashkë me komisionin, kanë vlerësuar lartë dhe me notë të shkëlqyer punën e Abaz Islamit, duke e vlerësuar si temë që për herë të parë prek raportet e partive politike si dhe përpjekjet për shtrirjen e ndikimit deri në kontroll të plotë të Institucionit të BFI-së.
Edhe më parë, pa dyshim që nëpër disertacione të ndryshme Institucioni i BFI-së ka qenë objekt studimi, është hulumtuar ndikimi, roli, pesha historike e BFI-së ndër popullatën myslimane si dhe sukseset e saj në rrafshin e jetës fetare. Disertacioni i Abaz Islamit është i pari deri më tani dhe me këtë studim hapen edhe mundësitë për t’i dedektuar të metat, mangësitë, lëshimet dhe manipulimet e ndryshme, kryesisht të natyrës politike që janë manifestuar në këtë dhe mbi këtë Institucion.
Duke sjellë fakte e argumenta përmes metodës empirike, është shoshitur hollësisht involvimi i politikave ditore në zgjedhjen e problemeve në BFI, duke e shtrirë ndikimin e vet dhe duke e shndërruar atë në një laborator perifrik politik e në filiale partiake.
Natyrisht, në temë janë theksuar edhe përpjekjet e dështuara në vazhdimësi të subjekteve politike për ta shtrirë dorën ndikuese mbi këtë Institucion, por që ka zënë vend të konsiderushëm edhe studimi mbi pasojat sociologjike dhe fetare të Institucionit që shkelë aktet e veta juridik duke vepruar sipas diktateve politiko-partiak si dhe në një anarki total.
Për ndryshe, Mr. Abaz ef. Islami ka mbaruar Medresenë “Isa Beu”, ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, nërsa ka punuar si zëdhënës i BFI-së, si kryeredaktor i “Hënës së Re” dhe, së fundmi, si Drejtor i Standardit Hallall në kuadër të BFI-së. Që nga viti 2015 është i papunë, është në kierarkinë drejtuese të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së.
Non Paper
Deri te:Kryetarja e RMV,Kryetari i Kuvendit të RMVKryeministri i RMVZv/Kryeministri i Parë i QeverisëMinistri i DrejtësisëDrejori i Agjencisë për Marëdhënie…