Shaqir Fetait i duhen hajnat, i duhen rrencakët, i duhen tradhëtarët, i duhen spiunët, i duhen të korruptuarit, sepse prej tyre e siguron përkrahjen, paprekshmërinë dhe rehatinë e vet. I duhen të prishurit, sepse, ndryshe si do të dëshmohet prishunia e vet! Një i mirë, nuk do të bënte asnjë dakik me një të prishur! Ose do të ikte vetë ose do ta dëbonte të prishurin. Një të prishuri i konvenon të rrijë me një të mirë, sepse do ta përdorte si kamuflim të prishunisë së vet. Punë shejani, a
Shkruan Mevlan Limani, psikolog
Në një intervistë, fund e krye, komike, Shaqir Fetai thotë se, jemi duke i pritur rezultatet e policisë financiare, pastaj të bëjmë analizat tona në Rijaset dhe, pastaj të dalim me fakte konkrete pse e larguam Sulejman Rexhepin. Shaqir Fetai thotë se ”nëse ka fakte do t’ia rrëfejmë popullit, nëse jo – nuk ka fakte”! Fakt është se pa analiza e shkarkuan Sulejman Rexhepin! Fakt është se Shaqirt Fetai erdhi dhunshëm, erdhi politikisht i përkrahur dhe i këshilluar! Por nuk e bën fakt të kryer ikjen e tij nëse nuk gjenë fakte për shkarkim të arsyeshëm të paraardhësit të vet! Kjo flet se, Shaqir Fetai, këtë ngritje të pamerituar në karrierë, këtë katapultim partiak në postin e “reisit” e ka si premtim nga shërbimet sekrete, dhe, madje shyqyr që e ngjitën në këtë detyrë, ndryshe, edhe portir në wc publike ta caktonin, aty do të rrite. Nuk i kthehet fjala shërbimeve sekrete, sidomos jo UDB-së njëherë.
“Reformatorët” e Shaqir Fetait
Këto janë dy fakte që flasin se si u ngjit Shaqir Fetai në karrierën e vet. Kuptohet, nuk e ka të lehtë, janë fakte që po e brejnë së brendshmi, janë fakte që po ia dërmojnë ndërgjegjen, janë fakte që i janë bërë mankth në gjumin e natës. Pradaj, Shaqir Fetai ka nevoj aq shumë për urime e përshëndetje, madje që të gjitha i regjistron në faqen zyrtare të BFI-së, ngjarjet personale, lojërat e personalizuara i paraqet si “aktivitete të BFI-së”, duke bërë lloj-lloj “lajme të rrejshme”, nga ai lloj i më banaleve! Këtë e di edhe Shaqir Fetai por, ja që ka nevojë për përkrahje, për zbutje të shqetësimeve të brendshme, për ta gënjyer veten pak. Njeriu i uritur, buzë vdekjes, urinë e shuan me mishin e vet, duke e bindur vetëveten se po ha bukë që ia kanë gatuar “perënditë”. Frojdistët do t’i thoshin “mastrubim kanibalist”, seksologët do ta trajtonin si sadomazoizëm!
Shaqir Fetai është në këtë derexhe shpirtërore! Nuk ka urim, nuk ka përshëndetje, sikur edhe tërë bota të ngritet e të presin radhë për të hyrë në “laboratoriumin eksperimental” të tij, nuk do të mund ta mbulojnë dy fakte: ai erdhi si udbash, me guximin dhe këshillin e ngjitjes në karrierë duke i shkelur të gjitha aktet normative, të gjitha nenet, madje tërë Kushtetutën e BFI-së. Madje i mësoi edhe të tjerët për ta shkelur Kushtetutën e këtij Institucioni, duke i rehabilituar nga kriminelë ordinerë në “reformatorë” të Shaqir Fetait. Scenaroi e UDB-së edhe kjo! Spiunët të udhëheqin me një institucion fetar?! Aty gjithçka mund të ketë, vetm fe jo!
Lojërat kutërbuese të Shaqir Fetait
U publikuan qindra fakte e argumenta që flasin se si, Shaqir Fetai, në çdo hap, që nga “tradhëtia e madhe” e deri më sot, ka shkelur në çdo sekond e minut dhjetra nene, aline, vendime, e akte të ndryshme normative të BFI-së! Shaqir Fetai sillet tamam si një bashibuzuk, tamam si një njeri i paprekshëm, e i sukseshëm në aktivitetet spiuneske, sepse ka pas vete një shërbim të tërë që jo rastësisht quhet “shërtimi intelegjent” dhe, kur ky shërbim te jetë një miks i shërbimeve ruso-serbe-maqedonase, atëherë, efekti antishqiptar e antimysliman arrinë kulmin e synimeve të mbrapshta! Nga kjo detyrë Shaqir Fetai nuk guxon të lëvizë, qoftë edhe nëse i rezikohet shëndeti. Nuk guxon t’i takojë asnjë nga ata që mund t’ia tërheqin vërejtjen e ta këndellin për lojërat në të cilat është futur! Ai duhet të takohet vetëm me ata që i porosit të vijnë tek ai, apo ata që shprehin dëshirë për të ardhur tek ai. Nuk i duhen për shërbime, as për bashkëpunim, as për miqësim, thjesht, i duhen vetëm për urime dhe përshëndetje dhe, pastaj, në të sëmës!
Shaqir Fetai ka shkatërruar një Institucion shekullor. Janë të kota përpjekjet e tij për të gënjyer se shumë shpejt do të bëjë që të lulëzojë ky Instiucion! Pse kush e pengoi tash e tetëmbëdhjetë vite, ose, kush e pengoi tash e një vit të lulëzojë! Bashkësia Fetar Islasme po thahet e po venitet nga lojërat kutërbuese të Shqir Fetait. Shaqir Fetai po zhvillon traditën tashmë të mbjellë prej tij se si shkilen aktet normative, si shkilen ligjet, si shkilet Kushtetuta e një institucioni i cili duhet të rrënohet në themel! Shaqir Fetai kë do e bën myfti, kë do e bën anëtarë rijaseti, këdo e avancon, kur t’i dojë qejfi themelon drejtori, sektore, institucione; vetëm Shaqir Fetai ka të drejtë të punojë pa miratim të buxhetit të Institucionit, pa shënimin e llogarisë financiare, pa raportime para Kuvendit dhe pa miratime të strategjive, programeve dhe të projekteve në Kuvend të BFI-së, vetëm atij i lejohet të shpenzojë sa t’i dojë qejfi për kafe, çajëra, lëngje, dreka e darka për të gjithë ata që e urojnë dhe e përshëndesin. Vetëm Shaqir Fetait i lejohet madje edhe porositet që të ushtrojë shkelje kushtetutare, ndërsa të vizitohet e të urohet nga pseudogjykatës të sojit të vet; vetëm Shaqir Fetait i lejohet që të ofendojë tërë një strukturë udhëheqëse, organet dhe krysinë e një shoqate (“Hilal”) e cila ka statusin e vet dhe që sipas këtij akti ka të drejtën absolute në veprimtarinë dhe në rritën e vet autonome, ndërsa Shaqir Fetai, si një Faraon, ua emëron drejtuesit; vetëm Shaqir Fetai ka të drejtë që ta mohojë propozimin e mexhlisit të xhematit dhe, propozimet për mufti t’i fusë nën plaf e për myfti ta emërojë atë që do vetë (rasti me Kërçovën); vetëm Shaqir Fetait i lejohet që të caktojë “ushtrues detyre myfti” (rasti në Gostivar)! Paramendoni sikur t’i shkonte në mend dikujt, si Shaqr Fetait, që të zgjedhë “ushtrues detyre artist” (sepse edhe na paska qenë gllumac shoçi), apo “ushtrues detyre shkrimtar”, apo, “ushtrues detyre futbollist”, apo, “ushtrues detyre këngëtar”, apo, “ushtrues detyre kritik”, apo, hahaha, “ushtrues detyre mjek, kirurg, ortoped, stomatolog, internist…”!
Shkeljet kushtetutare dhe këto caktime qesharake “të një shkencëtari diletant” i lejohen vetëm Shaqir Fetait, sepse, ka garanca në paprekshmërtinë e vet për çkado që do të veprojë me BFI-në! Një person normal, me një karrierë njerëzore, me të arritura me djersën e ballit (pa gjakun e të tjerëve që i ka marrur më qaf që nga viti 1983), do të kërkonte një interpretim autentik nga Gjykata Themelore Shkupi II, ku është deponuar Kushtetuta e BFI-së dhe e cila ka kompetenca për intervenimin në çdo shkelje të akteve normative, të çdo organizate në vend? Le të shihet njëherë nëse i ka kryer Shaqir Fetai të gjitha këto shkelje kushtetutare apo ka vepruar konform akteve normative të BFI-së të deponuar në këtë Gjykatë!
Ose, le ta ngrisë vetë Shaqir Fetai një komision sheriatlinjësh apo, në përgjithësi, me personalitete nga jurisprudenca, dhe le t’i bindë që të dalin me qëndrime shkencore se Shaqir Fetai nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetutare! Ky gjest do të ishte më i lakmueshemë se sa gjesti i tij që, përmes përshëndetjeve dhe urimeve, të bëjë përpjekje që të “justifikohen” të gjitha veprimet e tij idiotike, për të mos thënë kriminale.
Çka i duhet Shaqir Fetait “operativa” aktuale e Myftinisë së Kumanovës
Shaqir Fetai, nëpër do pseudointervista të tij nuk përton që t’i frikësojë “armiqtë” e tij duke thënë se policia financiare ka hyrë në BFI dhe po i kreh tërë dokumentat! Pse Shaqir Fetai ka nevojë të hedhë krip syve! Pse nuk kërkon Shaqir Fetai, për shembull, kjo polici financiare të koncentrohet vetëm në punët e Myftinisë së Shkupit, apo, në Myftininë e Kumanovës, e cila, ndonëse vlerësohet si Myftini më e varfëra nga të gjitha myftinitë e mëdha dhe organzatat fetare në vend e në rajon, megjithat nëpunësit e vet operativë i ka nga më të pasurit në rajon e në Europë! Apo me këto fakte i shantazhon myftinjtë ekzistues të emëruar nga Sulejman Rexhepi!
Si është e mundur që mos të dihet se ku përfunduan 57 milion denarë nga decentralizimi i pronës në Myftininë e Kumanovës. Le të supozojmë se nga kjo shumë, njëzet për qind kanë ardhur në Rijasetin e BFI-së, që i bie diku rreth 11 milion e 400 mijë denarë! Çka u bë me 45 milion e tjerë që ngelën në Myftininë e Kumanovës?! A e di Shaqir Fetai? A e di Rijaseti? A e di mexhlisi i xhematit të Myftinisë së Kumanovës? A mos përfunduan te rroga dhe kontributet shëndetësore- pensionale të imamëve të Kumanovës? Shaqir Fetai e di shumë mirë se tërë godina e Myftinisë së Kumanovës u ndërtua nga turqët dhe, turqët nuk lanë as më të voglin borxh që ta paguajë pastaj Myftinia e Kumanovës, e cila, me njëqind mijë truqe arriti që të sigurojë edhe nga Arabia Saudite ndihmë prej 400 mij euro, nga të cilat disa mijëra euro u derdhën në arkën qendore të BFI-së! Ku ngelën të tjerat? Ku u tretën rreth 50 milion denarë (mbi 800 mijë euro) që ishin në këtë Myftini? U rritën rrogat e imamëve të Kumanovës? U përmirësua standardi i hoxhallarëve të Kumanovës? U ble ndonjë vakëf, u shtua ndonjë institucion? Jo! Fatkeqësisht, të gjitha këto para përfunduan te personat operativë të kësaj Myftinie, të cilët, bëjnë jetën e “grofit”; me shtëpi e vila ta hatashme, me oborre mbretërore, me makina superluksoze, sikur të ishin trashëgimtarë të pasurisë së hatashme nga paraardhësit e tyre! Të gjithë njihen, të gjithë madje janë trajtuar si të mjerë, ndërsa sot janë absolutisht më të pasurit në rajon.
Shaqir Fetait i duhen hajnat, i duhen rrencakët, i duhen tradhëtarët, i duhen piunët, i duhen të korruptuarit, sepse prej tyre e siguron përkrahjen, paprekshmërinë dhe rehatinë e vet. I duhen të prishurit, sepse, ndryshe si do të dëshmohet prishunia e vet! Një i mirë, nuk do të bënte asnjë dakik me një të prishur! Ose do të ikte vetë ose do ta dëbonte të prishurin. Një të prishuri i konvenon të rrijë me një të mirë, sepse do ta përdorte si kamuflim të prishunisë së vet. Punë shejani, a!