BFI si shërbim për informim i Komunës së Tetovës

Ditë më parë, në paçavurën zyrtare të BFI, me rastin e bojkotimit të Familjes Jashari gjatë ceremonisë së shpalljes Qytetar Nderi i Tetovës, Bacin Rifat Jashari, u publikua një informatë e marrur si kopje nga informata e botuar gjetkë. Kësisoj, BFI-ja na doli si informatore e menaxherëve muzikorë, duke informuar se, me këtë rast, do të organizohet koncert ku do të marrin pjese muzikantë nga Maqedonia, Shqipëria e Kosova.
Pasi, vërshuan një sërë kritikash nga opinioni për këtë budallaki të BFI-së, të njëjtit paskan reaguar duke e “korrigjuar” gabimin.
Informimi mbi aktivitetet muzikore mungon, por nuk mungon sqarimi i Komunës së Tetovës mbi ate se pse në ceremoni do të mungojë Baci Rifat Jashari dhe në vend të tij, mirënjohjen institucionale do ta tërheq djali i Komandantit Adem Jashari.Me këtë sqarim të kopjuar BFI shpreh interesim të shndërrohet në shërbim për informim i Komunës së Tetovës!
Në dy karrige askush nuk ka mundur të ulet, prandaj, as mos të provojë Shaqir Fetai se u bë horë!

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI

Leave a Reply