Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden tha se ishte i kënaqur sepse administratës iu lejua të fillonte transferimin e pushtetit në procesin e formimit të një qeverie të re.
Biden iu drejtua publikut sot në Wilmington, Delaware, ku ka prezantuar edhe disa prej figurave me të cilët do ta udhëheq SHBA-në, raporton cnn.
“Kalimi i pushtetit do të lejojë ekipin tim të përgatitet për sfidat që priten përpara, në procesin e transferimit të pushtetit nga administrata e Trumpit”, tha Biden.
Biden u konfirmua nga Agjencia Shtetërore për Çështjet e Përgjithshme si fituesi i zgjedhjeve në SHBA, i cili i lejon ekipit të tij qasje në shërbimet federale dhe Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë që të eliminojë kërcënimet e mundshme të sigurisë.
Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme për të udhëhequr botën”, tha presidenti i sapozgjedhur Biden, duke përfaqësuar ekipin diplomatik dhe të sigurisë kombëtare të qeverisë së ardhshme.
“Është një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer, e gatshme për të udhëhequr botën dhe jo për t’u tërhequr nga ajo,” tha Biden, duke lënë të kuptohet një kthesë në politikën e jashtme.