Presidenti i Shteteve të Bashkuara, në fjalën e tij në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, renditi disa nga sfidat me të cilat po përballen vendet në mbarë botën aktualisht, duke përfshirë pasigurinë ushqimore, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore.
Gjatë vitit të fundit, bota ka përjetuar trazira të mëdha dhe një luftë brutale që zgjodhi një njeri i vetëm tha presidenti amerikan, duke iu referuar presidentit të Rusisë Vladimir Putin që në 24 shkurt nisi sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.
Moska ka shkelur parimet kryesore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, theksoi Biden, duke kujtuar se Putin ka kërcënuar Evropën me deklaratat për sulme bërthamore dhe tani po thërret akoma më shumë ushtarë në përpjekje për të aneksuar një pjesë të Ukrainës.