Të paktën dy të vrarë në shpërthimin e rafinerisë së naftës në Ohio

Dy njerëz raportohet se kanë humbur jetën sot pas një shpërthimi në rafinerinë e naftës së grupit BP pas një zjarri në impjantin e Toledo, në shetin amerikan të Ohio.

Zëdhënësja e grupit BP, Megan Baldino, tha në një deklaratë se dy njerëz kishin humbur jetën nga zjarri që nisi prej natës së martës.

Nuk janë ende të qarta shkaqet e zjarrit apo sesa dëme janë shkaktuar prej tij. Autoritetet nuk kanë publikuar ende identitetin e dy individëve të vrarë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se dy anëtarët e stafit të BP që u plagosën nga zjarri në rafinerinë Toledo Refinery, kanë ndërruar jetë,” thuhej në deklaratë. “Mendimet tona janë me të dashurit dhe familjarët e tyre.”

BP shtonte se një tjetër anëtar i stafit nuk dihet se ku është, ndërsa një grup ndihmësash po kujdesen për punonjësit e prekur nga tragjedia e humbjes së kolegëve.

Imjanti në lindje të Toledo është mbyllur pas tragjedisë dhe nuk dihet kur do të rihapet. Hetimet vijojnë.

Rreth 160,000 fuçi naftë krudo përpunohen në rafinerinë, për të cilën  BP thotë se është “pjesë e ekonomisë së rajonit prej rreth 100 vjetësh”.

Leave a Reply