Biden: Pranoj të debatoj me Trumpin nëse e aprovojnë ekspertët shëndetësorë

Kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pjesë në debatin e ardhshëm me Donald Trump, vetëm nëse ekspertët e shëndetësisë, thonë se është e sigurt.

Ai ka shtuar se do të jetë pjesë e debatit, të planifikuar për t’u mbajtur në javën e ardhshme, nëse do respektohet distanca e duhur, shkruan Reuters.

“Nëse ekspertët shëndetësorë thonë se është e sigurt dhe distanca sociale e duhur, atëherë do të jem pjesë e debatit. Unë do të bëj çdo gjë që ekspertët thonë se është gjëja e duhur”, ka deklaruar Biden, i cili rezultoi negativ me koronavirus gjatë fundjavës.

Ndërkohë, presidenti aktual, Donald Trump, është në ditën e tij të katërt të trajtimit ndërsa sot gjatë ditës, edhe Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, ka njoftuar se ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Leave a Reply