Joe Biden iu ka drejtuar kombit përmes një konferencë për media pas zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Kandidati demokrat ka folur gjer e gjatë rreth punëve të para që do t’i kryej kur ta merr presidencën e SHBA-së, raporton CNN.
I pyetur në lidhje me refuzimin e presidentit, Donald Trump për të pranuar zgjedhjet, Biden tha se “unë thjesht mendoj se është në siklet, sinqerisht”.
Biden tha se beson që në fund, do të ketë një tranzicion të qetë të pushtetit. “Unë mendoj se në fund të ditës, e gjitha do të realizohet më 20 janar. Nga tani e pastaj, shpresa dhe pritja ime është që populli amerikan të dijë dhe të kuptojë se ka pasur një tranzicion”.
Në një pyetje vijuese, Biden u pyet për republikanët që nuk do të pranojnë se ai ësht ë fitues i zgjedhjeve, “Ata do të bëjnë. Ata do të bëjnë”.
Presidenti i zgjedhur pohoi se “nuk sheh ndonjë nevojë për veprim ligjor” ndërsa vazhdon të ecë përpara me tranzicionin.