Bien WhatsApp, Instagram dhe Facebook

Tre aplikacionet në pronësi të Facebook që janë të ndërtuara në të njëjtin rrjet kanë dalë jashtë përdorimit rreth orës 17:30 në të gjithë botën.

Vizitorëve të faqes së Facebook u shfaqet një mesazh “error” ose nuk arrijnë të aksesojnë faqen duke i shfaqur mesazhin se nuk janë të lidhur me internetin.

WhatsApp dhe Instagram hapen si aplikacione, por shfaqin vetëm postimet e vjetra, pa shkëmbyer asnjë mesazh ose postime të reja në faqen kryesore.

Aplikacionet vijojnë të jenë jashtë shërbimit. Njerëzit janë alarmuar duke shprehur edhe shqetësimin e tyre me raportime në platformat e tjera.

Leave a Reply