Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Charles Michel.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Charles Michel.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Informacionit të Presidencës në bisedën Erdogan-Michel ku u shqyrtuan marrëdhëniet Turqi-BE u vlerësuan edhe çështjet rajonale me në krye zhvillimet në Mesdheun Lindor.
Presidenti Erdogan në bisedë u shpreh se duhen gjallëruar marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian, Unioni duhet të përmbushë obligimet në kuadër të memorandumit të 18 marsit dhe duhet të sigurojë një përparim për Unionin Doganor dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.
Kreu i qeverisë turke bëri të ditur se pavarësisht qëndrimit me bonsens të Turqisë, Greqia vazhdon të hedhë hapa që përshkallëzojnë tensionin në Lindjen e Mesme dhe nënvizoi se për realizimin e Konferencës së Mesdheut Lindor, të propozuar nga Turqia, presin që nga BE-ja të hidhen hapa konkrete.
Duke nënvizuar se Armenia, që ka pushtuar tokat e Azerbajxhanit, pas sulmeve në rajonin Tovuz, ku ndodhen linjat gazsjellëse dhe naftësjellëse, ka sulmuar edhe qytetin Ganja dhe kjo ka bërë që të vihet në rrezik sigurimi i energjisë për Evropën, Erdogan i bëri thirrje BE-së që të mbajë shfaqë një qëndrim në lidhje me “tërësinë territoriale të Azerbajxhanit”. /TRT/