“Bisedat e lira” në BFI si dikur në polici

Shaqir Fetai edhe një herë ka dëshmuar katërcipërisht se është gjallë i interesuar të shkatërrojë gjithçka që quhet Bashkësi Fetare Islame në RMV, e ngritur me shumë mund, me shumë djersë e me shumë urtësi nga personalitete të ndryshëm që ka pasur ky Institucion

Shkruan Arben Musliu

Në faqen zyrtare të Shaqir Fetait publikohet një informatë me autorësi të këtij farë avdalli. Sikur të ishte i ndonjë shërbimi, po i ndonjë nga ata bilmesë që i ka, mbase edhe do të përtypej disi kjo informatë, por ama, të publikohet një hakaret i tillë madje me autorësi të njeriut që pretendon se është “ma i madhi në vend”, kjo vërtetë që është një alarm për të gjithë teologët e vendit: HAPNI SYTË SE JU HËNGËR NAMA E ZEZË!
Shaqir Fetai paska mbajtur një mbledhje me “rijasetin” e vet dhe, në një diskutim të lirë qenka konstatuar se “Bashkësia fetare islame edhe në vitin 2023 vazhdoi me suksese të larta duke tejkaluar vitin 2022 me 30%”!!! Natyrisht, ky konstatim del nga një “diskutim i lirë”, siç thotë havdalli, sepse sikur të ishte një diskutim serioz, prej njerëzve kompetentë e me minimum urtësinë e mirëfilltë të hoxhallarëve, konstatimi do të ishte se MJERISHT, KEMI ARDHUR NË NJË DEREXHE KU QË TË GJITHË NËPUNËSIT E BFI-së NDJEJNË TURP TË MADH QË TË DEKLAROHEN SE PUNOJNË NË KËTË INSTITUCION!
A ka nevojë BFI-ja për diskutim të lirë, për shërim të komplekseve të Shaqir Fetait, a ka nevojë BFI-ja për nëpunës që më së miri dinë t’ia fërkojnë Shaqir Fetait, i cili vdes për këtë “aktivitet”?!
Shaqir Fetai (ata që nuk e njohin) gjithnjë ka vuajtur për pak lëvdatë dhe, tashmë e ka me bollëk, tashmë ka krijuar “komunitet”, analfabetë të rënd funksional, të cilët as që dinë se çka është qasja kritike, as që e kutojnë se kritika është gjëja më pozitive që mund të ndodhë, as që dinë t’i analizojnë dhe t’i zbërthejnë problemet, as që kanë guxim ta tregojnë të vërtetën e hidhur, sepse, pas kësaj dëshmie kritike që të gjithë do të duhet kokëulur e të poshtruar të ikin nga Institucioni.
Asnjë prej tyre, që mrizojnë nën hijn e të pasmëve të Shaqir Fetait, nuk guxojnë ta pranojnë të vërtetën se në BFI kurrë nuk kanë qenë punët kaq katastrofë, madje as në kohën e mbretërisë jugosllave, e as në kohën e ideologjisë komuniste.
Kujt i shet Shaqir Fetai dushk për gogla!? Si mund të jetë një vit shumë i sksesshëm i BFI-së në vitin kur janë shënuar tri rrebelime të anëtarëve të rijasetit të cilët kanë kërkuar që Shaqir Fetai, si dështak i shpifur, të ikë nga BFI-ja dhe, vetëm falë policisë shtetërore, ia doli që të mbetet në BFI?
Si mund të jetë BFI-ja e suksesshme kur dihet se tashmë ajo është një filiale e dobët e policisë shtetërore!
Si mund të jetë e suksesshme BFI përgjatë vitit 2023 kur dihet se Shaqir Fetai i largoi 8 anëtarë të Rijasetit, sepse, që të gjithë kërkuan shkarkimin e tij për dështime e keqdrejtim të Institucionit!
A u diskutua ky problem, a pyeti dikush dhe a u përgjigj dikush se si ndodhi shkarkimi njëherazi i tetë anëtaëve të Rijasetit?
Si na qenka shumëfish më e suksesshme se vitin 2022 kur dihet se më vitin 2023 nisën dhe kulmuan përçarjen fatale të BFI-së së Shaqir Fetait me Myftininë e Tetovës!
Si qenka e suksesshme BFI kur ky Institucion nuk ka qasje në mbi 500 xhami të vendit, nuk ka qasje në Fakultetin e Shkencave Islame; para Medresesë “Isa Beu” ka dalë si një rrence e papërmirësueshme në premtimet se “ose këtë të hëne ose atë të enjte do të akreditohet Medresja”…
Si mund të jetë e suksesshme BFI-ja e Shaqir Fetait në vitin kur kanë shpërthyer xhami private (për herë të parë në historinë e islamit në këtë nënqiell!); si na paska dalë e sukseshme në humanizëm kur përveç të disa hurmave si dhe do paketave që kanë arritur nga Turqia, aktivitet human përgjatë tërë vitit nuk ka pasur! Si mund të thuhet gëzueshëm se Myftinitë paska bashkëpunuar në mes vete! A mos paska pritur Shqir Fetai që më vitin 2023 Myftinitë të shkëputen, ta ndërpresin bashkëpunimin dhe të shkatërrohet organi kolektiv i BFI-së, Rijaseti! Mbase kjo është stratregjia e Shaqir Fetait, një Zot e di!
Sipas Shaqir Fetait, viti 2023 paska shënuar suksese të mëdha edhe në bashkëpunim me diasporën!!! E çka rezultoi në fund nga ky “bashkëpunim”?! Asgjë, me përjashtim të disa shëtitjeve klandestine të Shaqir Fetit, vjeljen e disa mëditjeve dhe paradhënieve gjatë shëtitjeve avantureske të tij nëpër “dynja”!
“Është kënaqësi kur secili vit është më i suksesshëm se viti i mëparshëm. Tashmë Rijaseti i BFI në çdo sferë po shënon aktivitete të nduarnduarta në sfera të ndryshme: fetaro arsimore, kulturore, shkencore, humanitare, bashkpunimit në mes të Muftinive dhe institucioneve relevante, qendrat islame në diasporë”, thotë avdalli, Shaqir Fetai!
Cilat na qenkan ato suksese në sferën e kulturës? A e di Shaqir Fetai se çka do të thotë kulturë dhe se çka përfshihet nën nocionin e kulturës? Po të shkencës? BFI-ja e Shaqir Fetait e suksesshme në shkencë?! Në arsim? Nuk prezantoi në asnjë mbledhje të këshillit arsimor të FSHI-së, ndonëse për një gjë të tillë e obligon Kushtetuta! Nuk debatoi për asnjë problem të kësaj vatre asimore, nuk shprehu brengën për pozitën e mjerueshme të profesorëve, të stafit akademk. Jo që nuk arriti ta akreditojë Medresenë por nuk ia doli të sigurojë as kuota për regjistrimin e medreantëve nëpër ato fakultete ku kanë dëshirë, siç ishte në kohën e ish-reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit! Sukses e paskësh quajtur edhe pjesëmarrjen e tij si publik pasiv e i pagojë nëpër konferenca ndërkombëtare! Në asnjë prej tyre nuk foli, në asnjë prej tyre nuk ndikoi qoftë edhe me një rezolutë formale, nga asnjëra prej tyre nuk u kthye me ndonjë sukses për BFI-në! Sukses e quan vetëm daljen përtej Çegranit?! Shaqir Fetai qenka vizituar pandërprerë nga kori diplomatik? Me këtë do me thënë se, jo vetëm që po e duan njerëzit e brendshëm (pa dyshim, të Punëve të Brendshme) por, po na e dashka edhe kori diplomatik! Madje po e vizituakan pa ndërprerë! Kjo është rrenë nga e cila nuk ndjehen mirë përfaqësuesit e korit diplomatik!
“Muftitë, drejtorët, imamët, mutevelitë dhe besimtarët po e vërtetojnë për çdo vit vigjilencën e tyre në shërbim të Islamit dhe organizimit të jetës fetare, në veçanti ndaj Medresesë Isa Beu në Shkup dhe degëve të saja në Shkup, Tetovë dhe Gostivar”, thotë mjerani!
Kjo vigjilencë asnjëherë nuk ka munguar, madje kurrë dhe, nuk ka nevojë që të na shpjegojë Shaqir Fetai se imamët qenkan në shërbim të islamit! Po, nëse ai është mësuar që si “imam” të jetë në shërbim të policisë (sidomos të UDB-së), atëherë, po, i arsyetohet habija që imamët e mualimët qenkan në shërbim të islamit! Por, “të drejtuar” nga Shaqir Fetai sa po ia dalin që të kenë ndikim te xhemati? Zero ndikim! Madje, me rezultate shumë negative, sidomos sa i përket arsimimit në Medrese! Kur ka qenë numri më i vogël i nxënësve dhe i studentëve se sa në kohën e Shaqir Fetat? Në paralelen e femrave në Gostivar për vitin akademik 2023 u regjistruan vetëm pesë medresante! Kjo i duket sukses Shaqir Fetait? Apo, ky sukses konsiston në atë që edhe sivjet u sigurua “grupi” të cilit do t’i ligjërojë e bija e Shaqir Fetait, si profesoreshë! Tashmë është e njohur se, Shaqir Fetai, të gjitha dështimet dhe katandisjet i llogarit “suksese” që tejkalojnë ato të vitit paraprak!
Krejt në fund, të theksojmë se, thellë në vete Shaqir Feai e ndjenë se punët i ka m…, se punët i ka bërë llugë; intimisht ndjenë se është i paaftë për të drejtuar një Institucion jetik për shoqërinë e gjërë; e ndjenë se është i paautoritet, i papersonalitet, se është i parespektushëm, se është i padëshirueshëm, se është marionetë e policisë, e partive politike që kanë ndikim të madh në polici; thellë në vete e ndjenë se po sharron gjithnjë e më thellë në gropën të cilën e hapi vetë dhe nga e cila nuk ka shpëtim, ndaj dhe ka nevojë për “biseda të lira” në të cilat do të idealizohet “si i suksesshëm” dhe “biseda të lira” këto që do të shoqërohen me komente nga komentues të clët porositen që ta thonë një fjalë të mirë. Sepse, Shaqir Fetai vdes për një fjalë të mirë, e cila mund të dëgjohet vetëm në “biseda të lira” (si dikur në policinë serbe) nga njerëz që profesion parësor kanë fërkimin e “boçeve” të kandarit me kurdisje policore!

Leave a Reply