Blinken dhe Guterres bisedojnë për Afganistanin, Etiopinë dhe Mianmarin

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një bisedë telefonike diskutuan për situatën e fundit në Afganistan, Etiopi dhe Mianmar.

Në një deklarate me shkrim nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Ned Price thuhet se Blinken ka telefonuar Guterresin dhe kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me situatën e fundit në disa vende.

Blinken ka falënderuar Guterresin për përpjekjet që ka treguar në arritjen e një zgjidhjeje politike dhe një paqeje gjithëpërfshirëse në çështjen e Afganistanit. Ai bëri thirrje për iniciativa ndërkombëtare dhe rajonale për ndërtimin e paqes dhe përfundimin e brutalitetit dhe krizës humanitare në rajonin Tigray të Etiopisë.

Sekretari amerikan theksoi rëndësinë për rikthimin në detyrë të qeverisë së zgjedhur me rrugë demokratike në Mianmar dhe veprimin e të gjitha vendeve bashkërisht në kuadër të OKB-së për të parandaluar dhunën.

Leave a Reply