Blinken: SHBA-ja do lidhje më stabile me Rusinë

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë lidhje më stabile me Rusinë, mirëpo kjo gjë do të varet se me sa agresivitet vepron Kremlini, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nga Londra.

“Presidenti Joe Biden ka qenë shumë i qartë, edhe para se të bëhej president, që nëse Rusia vendos të veprojë me agresivitet, ne do të përgjigjemi. Mirëpo ne nuk synojmë të përshkallëzojmë situatën, ne do të preferonim lidhje më stabile dhe më të parashikueshme. Nëse Rusia drejtohet në atë rrugë, ashtu do të bëjmë edhe ne.”, ka thënë Blinken, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Sa i përket Kinës, Blinken ka thënë se Perëndimi nuk është duke tentuar ta ulë poshtë Kinën.

“Nuk është qëllimi ynë që të tentojmë të ndalim Kinën apo ta ulim poshtë. Çfarë po tentojmë të bëjmë është që të zbatojmë rregullat ndërkombëtare, për të cilat vendet tona kanë investuar për dekada”, ka thënë mes tjerash ai.

Leave a Reply