Boeing, drejt një krize të re! Avionët 737 Max 9 shfaqin probleme me dyert

Incidenti i të Premtes i një avioni pasagjerësh Boeing 737 Max 9, të cilit i ra dera e emergjencës gjatë fluturimit, nxjerr në pah të njëjtin problem tek të tjerë mjete fluturuese të këtij modeli.

Vetë kompania Boeing, gjatë një inspektimi nëpër avionë të tjerë të modelit Max 9 zbuloi probleme me sigurinë e dyerve të emergjencës. Në avionët e inspektuar u konstatua i njëjti problem, bulona të pavidhosur mirë në portat e sigurisë, ku dyert e sigurisë nuk puthiteshin plotësisht sipas standardeve.

Avionë me këto probleme u konstatuan në shoqërinë ajrore amerikane United Airlines, por edhe në Alaska Airlines, pjesë e së cilës ishte edhe Boeing-u i përfshirë në incidentin e të Premtes.

Porta e që ra gjatë fluturimit u gjet në oborrin e shtëpisë së një mësuesi në periferi të Portlendit të Hënën. Autoritetet amerikane kanë pezulluar punën e 171 avionëve të këtij modeli dhe po i nënshtrohen kontrolleve të rrepta teknike. E gjithë flota e këtij modeli është pezulluar për së dyti për kontrolle në Indonezi, pas tragjedisë së 2018-ës ku u përfshi një avion Lionair ku humbën jetën 189 persona.

Leave a Reply