Bojan Jovanovski, i dyshuari i pari në rastin “Reket” sot, pas inspektimit të dëshmive, duhet të japë deklaratë në Prokurori.
Prokuroria në dy javët e fundit i ka shqyrtuar dëshmitë – incizimet, ekspertizat e celularëve, si dhe deklarata e dëshmitarëve, me të cilët dyshohet Jovanovski për “pastrim parash” dhe “përfitime të paligjshme”.
Jovanovski gjendet në paraburgim në burgun e Shkutkës.
Përveç Jovanovskit në rastin “Reket” dyshohen edhe Zoran Milevski – Kiçaec dhe ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva. .