“Bomba”: Ja si e fitoi BDI-ja Tetovën dhe Gostivarin, me ndihmën e VMRO-së

Partia e Nikolla Gruevskit përkrah kandidatët e BDI-së në qytetin e Gostivarit dhe Tetovës.

Në bisedën telefonike të Antonio Miloshovskin dëgjohet ku merret vesh me ish deputetin e tyre nga Gostivari që në raundin e dytë të votohet kandidati i BDI-së Nevzat Bejat, ku sipas tyre shihet favorit kryetari i RDK-së Rufi Osmani pasi në raundin e parë ka marr 600 vota më shumë se kandidati i BDI-së, në bisedë dëgjohet ku kandidati i VMRO-së i tregon Antonio Miloshovskit se pas takimeve qe ka pas kandidati i RDK-së Rufi Osmani në Evropë dhe përkrahja e PDSH-së e nxjerr fitues absolut Rufi Osmanin. Pas këtyre sqarimeve VMRO-DPMNE vendos që të përkrah kandidatët e BDI-së në qytetin e Gostivarit dhe Tetovës. Në bisedën tjetër dëgjohet ku Fatmir Besimi bisedon me bashkë partiakun e tyre dhe tregojnë rezultatin e zgjedhjeve ku tregon se VMRO-DPMNE ka përkrah kandidatët e tyre në Gostivar dhe posaçërisht në Tetovë, duke ju falënderuar se nuk e kanë përkrah kandidatin e PDSh-së z. Sadi Bexheti po e kanë përkrah Teuta Arifin. Në bisedë dëgjohet edhe kalkulimi i rezultati të Tetovës ku Fatmir Besimi thotë se votuesit e VMRO, nëse do votonin kandidatin e PDSH atëherë do të fitonte kandidati tyre Sadi Bexheti. Njëkohësisht Fatmir Besimi tregon se ka tradhtuar VMRO-DPMNE se në qytetin e Kumanovës ka përkrahur kandidatin e LSDM-së sipas tij nga LSDM-ja kanë kërkuar 1500 vota kurse BDI i ka dhuruar 2000 vota.

Leave a Reply