Borell do dialog, Vuçiç kërkon heqjen e taksës ndaj mallrave serbe

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borell pas vizitës së tij në Kosovë, është takuar këtë të premte me presidentin serb Aleksandër Vucic në Beograd.

Zyrtari i lartë i bashkimit europian tha gjatë knferencës për shtyp se unioni duhet te angazhohet mes shume per normalizimi n e maredhenieve mes Kosoves dhe Serbise.

 JOSEP BORELL

PERFAQESUES I LARTE I BE

Ne duhet të angazhhemi më shumë sesa në muajt e kaluar. Unë mendoj se të gjithë e kuptojnë se Kosova duhet të njihet nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Shpresoj që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të rifillojë së shpejti. BE do të jetë e gatshme të vazhdojë të ndërmjetësojë në këtë dialog.

Alesander Vucic kerkoi shfuqizimin e takses per mallrat serbe qe eshte vendosur nga qeveria e Kosoves.

ALEKSANDAR VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

Beogradi do të ishte gati për bisedime nëse tarifat prej 100 përqind ndaj mallrave serbe do te hiqej. Ne duhet të punojmë dhe të përpiqemi për zgjidhje kompromisi.

Vucic tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së për shkak të lidhjeve gjeografike, kulturore dhe ekonomike, dhe më e rëndësishmja, për shkak të aspiratave të qytetarëve.

Presidenti siguroi se vendi I tij do te punoje fort per tub ere pjese e unionit.

Leave a Reply