“Boris hajde bëhu kryeministri ynë”/ Ukrainasit të trishtuar për dorëheqjen e Johnson

Edhe pse në Londër bën çmos derisa ta detyronin të dorëhiqej, jo të gjithë janë të lumtur për largimin e Boris Johnosn, e sidomos në Ukrainë.

Banorët e kryeqytetit Kiev shprehën trishtim për lajmin se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dha dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore, duke e përshkruar atë si mik të Ukrainës dhe shpresat e tyre se largimi i tij nuk do të ndikojë negativisht në mbështetjen që ka dhënë Londra që nga fillimi i pushtimit rus.

“Oh, zot, Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen. Në Shtetet e Bashkuara ka zgjedhje në vjeshtë. Jam e shokuar. Shpresoj se nuk do të ngelim prapa”.

“Është për të ardhur keq, sepse Boris Johnson është një mik i madh i Ukrainës, le të vijë këtu e të bëhet kryeministri ynë. Unë mendoj se popullariteti i tij këtu është edhe më i madh se popullariteti i kryeministrit ukrainas.

“Është shumë e trishtueshme ajo çfarë dëgjuam për Boris Johnson, kam një simpati personale për të. Ai po e ndihmonte shumë Ukrainën. Ai ishte një nga të parët që erdhi këtu, Është shumë e trishtuar që ai dha dorëheqjen. këtu të gjithë e duan dhe e respektojnë. Do doja shumë që ai të vinte këtu, e presim me padurim“.

Edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  e telefonoi të enjten Boris Johnson për të shprehur “trishtimin” e tij për dorëheqjen e liderit britanik si lider konservator dhe largimin e afërt si kryeministër, tha Kievi.“Ne nuk dyshojmë se mbështetja e Britanisë së Madhe do të vazhdojë, por udhëheqja juaj personale dhe karizma juaj e bënë atë të veçantë”, i tha Zelensky.

Leave a Reply