Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, njoftoi sot takim urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së për të diskutuar për situatën e tensionuar në Izrael dhe rajon.
“Nesër do të thërras një takim urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së, për të diskutuar situatën në Izrael dhe në rajon”, shkruan zoti Borrell në një postim në platformën X.