Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell në një prononcim për mediat drejtëpërdrejtë nga samiti i BE-së dhe Ballkanit Perendimor ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të hyjnë në bisedime serioze.
“Me propozimet që kemi bërë në tavolinë, Beogradi dhe Kosova dyhet të hyjnë në bisedime serioze. Ky ëshë një moment shumë i rëndësishëm. Do ofrojmë ndihmë për Bosnjë- Hercegovinën. Për mua e rëndësishme nuk është të vendosim afate artificiale, por të ulemi dhe të bisedojmë”, deklaroi Borrell.