Italia, drejt plakjes së shpejtë

Që nga 1 Janari 2022 sipas të dhënave paraprake popullsia rezidente ka renë në 59 milionë banorë

Popullsia e Italisë ka rënë nën 59 milionë dhe vendi po plaket me një ritëm shumë më të shpejtë se sa homologët e tij të Bashkimit Evropian.

Agjencia kombëtare statistikore në Itali bën të ditur se një popullsi në tkurrje dhe në plakje është një shqetësim i madh për një ekonomi si Italia, pasi lidhet me rënien e produktivitetit, më pak inovacion dhe fatura më të larta të kostos së jetesës.

“Që nga 1 Janari 2022 sipas të dhënave të paraprake, popullsia rezidente ka rënë në 58.983 milionë. Sipas demografëve popullsia kombëtare është zvogëluar që nga viti 2014, me një humbje prej më shumë se 1.36 milionë banorësh që atëherë.

Në shtator, Agjencia kombëtare statistikore parashikoi se Italia mund të humbiste pothuajse një të pestën e banorëve të saj , me popullsinë që do të zvogëlohej, në 54.2 milionë në 2050 dhe 47.7 milionë në 2070.

Pikëpamja demografike e Italisë karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e jetëgjatësisë dhe nga një rënie po aq e theksuar e nivelit të lindjeve, duke rezultuar në një plakje shumë më të shpejtë të popullsisë në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, ​​ kanë bërë të ditur ekspertët.

Përmbysja e kësaj prirje dhe mbështetja e familjeve është një prioritet i deklaruar për qeverinë e re të krahut të djathtë të kryeministrit Giorgia Meloni. Në buxhetin e saj të vitit 2023 , ajo propozoi uljen e taksave të shitjeve për produktet e kujdesit për fëmijë dhe rritjen e përfitimeve për fëmijët.

Leave a Reply