Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se zgjedhjet ruse të mbajtura në territoret e okupuara të Ukrainës kanë shkelur sovranitetin e këtij shteti.
Duke folur përpara se të kryesonte një takim të ministrave të jashtëm të BE-së sot, ai tha se zgjedhjet nuk ishin të lira apo të drejta dhe ishin “të bazuara në shtypje dhe frikësim”.
Në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, BE-ja dënoi zgjedhjet “ilegale” të mbajtura nga Rusia në rajonet e pushtuara të Ukrainës, të cilat sipas tyre “paraqesin një tjetër shkelje të dukshme nga Rusia të së drejtës ndërkombëtare”.
Blloku “nuk do t’i njohë kurrë” rezultatet e votimit në këto zona, thuhet në deklaratë, raporton Sky News.
Zgjedhjet presidenciale të Rusisë u zhvilluan “në një mjedis shumë të kufizuar” që u “përkeqësua” nga lufta në Ukrainë, tha BE.