“Bota ka nevojë për njerëz që bëjnë paqe”, Orban e do Trumpin për president të Amerikës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me kandidatin presidencial të republikanëve, Donald Trump.

Ai ka thënë se do të ishte më mirë për mbarë botën që Trump të rikthehet në pozitën e presidentit të Amerikës.

“Trump ishte president i paqes. Ai komandoi respektin në botë dhe krijoi kushte për paqe. Gjatë presidencës së tij, pati paqe në Lindje të Mesme dhe në Ukrainë. Kemi nevojë ta kemi përsëri”, ka thënë Orban në Twitter.

“Bota ka nevojë për liderë të respektueshëm dhe që mund të bëjnë paqe”, thotë ai ndër të tjera pas pritjes nga Trump në Mar-a-lago.

Leave a Reply