Bota ‘në mëshirë’ të natyrës, raportohen fenomene të pazakonta të motit

Ky është momenti kur një shtëpi shembet në lumin Yellowstone në Montana në SHBA ndërsa kjo zonë është përballur me përmbytje rekord dhe rrëshqitje të dheut. I gjithë parku kombëtar i Yellowstone do të  mbetet i mbyllur për vizitorët ndërsa autoritetet atje po vlerësojnë dëmet materiale.

Por nëse në disa pjesë të Amerikës ka përmbytje, disa shtete po përballen me një valë të paprecedentë të të nxehtit. Autoritet në Kaliforninë e Jugut kanë urdhëruar evakuuimin e qytetarëve teksa një zjarr shpërtheu gjatë fundjavës në malet San Gabriel në verilindje të Los Anxhelesit.

Ndërsa këto shtëllunga tymi janë në Arizona aty ku edhe zjarri po del jashtë kontrollit për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta. Por SHBA nuk është e vetmja që po përballet me keto temperatura. Në destinacionet e njohura spanjolle si Sevilla dhe Kordoba, termometri ka shkuar në mbi 40 gradë Celsius.

Në Pakistan temperatura në qytetin e Jacobabadit arriti një rekord prej 51 gradë Celsius duke e cilësuar këtë qytet më të nxehtin në  gjithë planetin këtë të martë. Në Meksikë ka patur breshër ndërsa qyteti rus Voronezh është përmbytur.

Leave a Reply