Botim elektronik: E vërteta nuk ngulfatet nga asnjë kataklizëm

(Dy fjalë për botimin elektronik të librit TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE, botuar nga Korporata për Produksion, Informim dhe Botim, “1kliklarg”, Tiranë, 2021)

Të përmbledhura nën titullin TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMI, mbi 220 njësi shkrimi, të natyrave të ndryshme: opinione, intervista, reagime, analiza, komente, deklarata etj, të pubikuara në mbi 36 portale gjithëkombëtare, sapo u botuan edhe në formë elektronike. Ashtu siç premtoi Korporata për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg”, se pas shitjes dhe shpërndarjes së tirazhit nga botimi i parë do të publikohet libri edhe në formë elektronike, ashtu edhe ndodhi! Tani më lexuesit e gjërë e kanë mundësinë për ta zbritur botimin dhe për ta lexuar, njësi për njësi, sidomos në këtë kohë vere, gjatë ditëve të pushimt.
Libri ngërthen në vete publikimet e dala në opinion brenda një viti, respektivisht nga 27 maji i vitit 2020 deri më 26 maj të vitit 2021, e që i dedikohen që të gjitha Shaqir Fetait, i cili, pas një puçi dhe komploti spektakular, arriti që, falë ndihmës nga pushteti aktual maqedonas, të instalohet në krye të BFI-së me qëllim që t’i pengojë proceset e parapara për një reformë të thellë e gjithëpërfshirëse të Institucionit në fjalë.
Veprimi i Shaqir Fetait me bashkëpunëtorë të vet, Institucionin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV e kanë shndërruar në një magaze ku deponohen pikëpamjet e deplasuara, mendimet negative si dhe idetë retrogarde për sa i përket BFI-së, perspektivës së saj si dhe jetës fetare islame në vend.
Shkrimet e publikuara dhe të grumbulluara nën këtë titull në fakt përcjellin në kontinuitet, në përditshmëri, çdo veprim hipokrit dhe të rrezikshëm të Shaqir Fetait si dhe të bashkëpunëtorëve të tij.
Libri është si një arkiv më vete, që flet për një tentativë e cila gjithësesi që do të dështojë por që synon lëndimin dhe “trullosjen” e jetës fetare islame institucionale në vend.
Një pjesë bukur e madhe e librit i kushtohet veprimeve antiinstitucionale, antikushtetuese dhe pro-politikave qeveritare të Shaqir Fetait, i cili, lojën e fillon duke akuzuar se pararendësi i tij paskësh shkelur nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së, ndërkohë që, vetë ai, brenda një periudhe fare të shkurtër, do të shkelë 58 nene të Kushtetutës së BFI-së.
Botimi do të shërbejë si literaturë bazë për të gjithë ata studiues që një ditë do të vendosin të shkruajnë për një periudhë të caktuar nga e kaluara e BFI-së, periudhë kjo që do të përceptohet, pa fije dyshimi, si më e zymta dhe më tragjikja në historinë e Institucionit të BFI në RMV.
Qëndrimet e “institucionit” (sidomos kur ai është i politizuar) gjithnjë kanë qenë, janë dhe do të jenë shumë irelevante në krahasim me qëndrimet e opinionit, të cilat zakonisht merren si bazë dhe si fakte relevante.
Libri, qoftë si botim fizik, qoftë ky si botim elektronik, TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE, do të jetë, pa dyshim, ndër librat burimorë dhe më i cituar në hulumtimet e ardhshme për të kaluarën e zymtë të BFI-së! Sepse, botimi fakton me ditë e me data ndodhitë nga më të ndryshmet rreth dhe brenda BFI-së, që kur pushteti maqedonas do ta instalojë marionetën e vet, Shaqir Fetain, në krye të BFI-së.

TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE

 

Leave a Reply