Bredhje nëpër injorancën e Shaqir Fetait

Shaqir Fetai, duke qenë i kompleksuar deri në veshë si dhe, duke qenë injorant deri në maje të kokës, i lejon vetes të imputojë gjëra iracionale, të paqenme, gjëra përmes të cilave mundohet t’i japë peshë vetes, mundohet që ta kamuflojë injorancën e vet. Por, injoranti, në çfarëdo vartianti e situate, ngelë gjithnjë injorant

 

Shkruan Valmir Idrizi

 

1. Shaqir Fetai i paska shkruar një telegram urimi ambasadores së SHBA-ve në Shkup, përmes të cilit ia paska uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë të Shtetit Amerikan. Veç të tjerash, Shaqir Fetai, duke e shkruar këtë telegram urimi, sakaq vetja i duket Amerikë, i duket President Amerikan, i duket vetja si kryetar i OKB-së, i duket vetja si kryetar i Maqedonisë së Veriut, i duket vetja si kryetari rus, Putin dhe, i jep të drejtë vetes që t’i thotë Ekselencës së Saj, zonjës ambasadore, “… janë parimet që na bëjnë partnerë në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt ardhmërisë duke i shndërruar ato vlera si primare për shoqërinë tonë”! Shaqir Fetai partner amerikan? Shaqir Fetai si një “lider” që është në gjendje të prodhojë parime identike amerikane, angazhime identike amerikane, që e “bëjnë partner në rrugëtimin e përbashkët”?!

Le ta zbresim me këmbë në tokë Shaqir Fetain dhe le t’i themi se parim i tij është shkelja permanente e Kushtetutës së BFI-së! T’i themi që parim i tij është tradhëtia, lënia në gjysëm të rrugës së projekteve për të cilat ai është angazhuar rreth tri dekada! T’i themi që parim i tij është nëpërkëmbja e dinjitetit të njeriut, sipas porosive të shërbimeve antihumane! Në të gjitha këta angazhime të Shaqir Fetait me këmbë në tokë, Amerika nuk gjenë asnjë puqje dhe, as që i llogaritë të tillët për partner. Prandaj, Shaqir Fetai bën mirë që në “urimet dhe përshëndetjet” e tij të jetë sa më shumë me këmbë në tokë, duke mos u treguar më amerikan se amerikanët, sepse, dihet se nga cila shkollë vie! Vjen nga ajo shkollë të cilët, megjithatë, amerikanët, më vitin 1999 e bombarduan, duke ia çuar pondlat në hava!

 

2. Shaqir Fetai, në promovimin e  një hafizi, mbiemrin e të cilit e ngatëroi që nga fllimi e deri në fund (duke i thënë Betim Aziri, në vend të Betim Izairi – Zoti e shpërbleftë me të gjitha të mirat e Tij hafiz Betimin), para tërë asaj ulemaje të respektuar, e shtrembëroi ajetin kuranor, kurse në shenjë pohimi, Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, vetëm sa e tundte kokën, në shenjë miratimi të tërë asaj që e thoshte ky farë injoranti dhe mëkatari!

Shaqir Fetai i hyri dialogut të Zotit me melaqet në çastin kur e paska krijuar njeriun. Për këtë moment, ajeti 30 i sures El Bekare, thotë: “Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”.

E çka thotë Shaqir Fetai deri sa ia vërteton Qani Nesimi me të luhatur të kokës në shenjë vërtetësie?! Shaqir Fetai thotë: “Je mëkatësi im në tokë”! Pra, Zoti i paska thënë njeriut “je mëkatësi im në tokë”! Subhanallah, subhanallah! Asnjë prej ish-myftilerëve, prej hoxhallarëve më të vjetër, nuk e korrigjoi, asnjëri nuk ia tërhoqi vërejtjen, asnjëri nuk i tha “o Shaqir Fetai, o shejtan birë shejtani, Zoti njeriun e bëri mëkëmbës të vetin, dhe jo mëkatës të vetin! E tundën kokën për këtë fjali “të urtë” që e tha “reisi” i tyre, tallësi publik me vlerat islame, hipokriti që injorancën e vet e shet për intelektualitet! Kjo mund të arrihet vetëm në mesin e injorancës. Aty ku ka dy kokrra tru, ku ka qenie normale e të devotshëm, do t’ia digjte ndonjë shpullë Shaqir Fetait dhe shallin tëkërlek do t’ia çonte nëpër dysheme të xhamisë.

 

3. Paramendoni se deri ku ka arritur idhujtaria! Deri ku ka arritur sëmundja shpirtërore për idhujtari! Deri ku ka arritur ndërgjegjësimi i Shaqir Fetait se, megjithatë, ai është idhulli që duhet të japë leje apo të marrë lejen! Kësaj radhe, sekretaricës se vet, i paska dhënë leje të shkojë për doktoraturë. Ky i ka kërkuar leje, ndërsa Shaqir Fetai ia paska miratuar! Do me thënë, në BFI, pa mirtimin, pa pëlqimin, pa lejen e Shaqir Fetait, t’i nuk mund të bëshe as karrierë intelektuale dhe, nuk mund ta bëshë madje asnjë pordhë. A ka gjë më të turpshme se të publikoshë një lajm të tillë që nuk flet për asgjë tjetër përveçse për idhujtarinë e Shaqir Fetait.

Fillimisht, sekretarica e tij, Evzal Sinani, është dashur të kërkojë leje për ta ndërprerë marëdhënien e punës, pastaj t’ia pranojë këtë kërkesë Shaqir Fetai dhe, në fund, po Shaqir Fetai t’ia miratojë nijetin për të vazhduar akademizimin e vet personal, i cili, në asnjë xhep nuk i hy Shaqir Fetait. Fillimisht, ai është dashur të dalë nga ai vend pune pa pompozitet, i turpëruar dhe, pa treguar arsyet, sepse arsyet janë tepër shumë banale! Ai nuk erdhi sipas sitematizimit të vendit të punës i cili parasheh tri vite përvojë pune! Ai pranoi të bëhet “shef” i një dhunuesi të parimeve dhe të Kushtetutës, të bëhet “shef” i një bashkëpunëtori udbash, të bëhet “shef” i një tradhëtari dhe puçisti të pashembullt në historinë e BFI-së, të bëhet “shef kabinet” i një “reisi” të instaluar nga paria politiko-partiake e pushtetit aktual maqedonas, pasi kreu me sukses një komplot kundër “babait të vet shpirtëror” të cilin tridhjtë vite për “baba” ua kishte imponuar mbarë gostivarasëve me rrethinë.

Lajmi thotë: “Reisul Ulema e falënderoi përzemërsisht Evzal ef. Sinanin, për gjithë angazhimin e tij, punën e pakursyer e cila ka lënë gjurmë dhe sakrificën sidomos gjatë këtyre 7 muajve sa ka qenë në funksion!” A ka tallje më të madhe se kjo për doktorin e ardhshëm! Për shtatë muaj “shefi” na paska lënë gjurmë dhe sakrafica të pashlyeshme në BFI! Po cilët na qenkan këto! Gjurmë e sakrifica të hajrit për 30 vite nuk ka lënë Shaqir Fetai në BFI, kurse paska lënë për shtatë maj “shefi” i tij!

Dhe, kqyrni putizmin e Shaqir Fetait, shikojeni injorancën e tij prej idhujtari, ndiqeni hipokrizinë e tij prej majmuni – i paska mbledhur udhëheqësit e shërbimeve profesionale (pas vërejtjes së Lëvizjes Myslimane për Reforma nuk u thotë më “drejtori” por “shërbime profesionale”) dhe, pas një debati e diskutimi të gjërë, më në fund, i paska dhënë leje Evzal Sinanit, që të niset “rrugëtimit” të tij për doktoranturë!

Dhe, qershia mbi tortë! Ky është koncepti i së ardhmes së BFI-së për Shaqir Fetain, ja, ky, në këtë deklaratë të tij: “Sado që do të dëshiroja që Hfz. Evzali ta japi kontributin e tij në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, e mbështes atë plotësisht në vendimin që të vazhdojë me kërkimin e dijës, sepse dija është rruga e ngritjes së gradëve në parajsë dhe se dija është trashëgimia e profetëve”.

Në momentin kur një teolog vendos të avancojë në shkencë, në momentin kur vendos që të arrijë tituj shkencor, ai më pushon së qenuri kontribues në BFI, sepse, në BFI mund të kontribuojnë vetëm injorantët, debillët dhe soji i Shaqir Fetait. Prandaj në BFI-në e Shaqir Fetait 90 për qind e nëpunësve janë me shkollim artificial, me diploma falco e me tituj të blerë.

E vërteta e kësaj ikje po përfolet kuluareve të teologëve të Gostivarit. Evzal Sinani është ndërgjegjësuar, ka informatë se në BFI do të bëhet puna edhe më keq, edhe më llugë, është bindur se Institucioni nuk bëhet sipas pikëpamjeve retrogarde të Shaqir Fetait, ka filluar të ndjehet i poshtëruar e i turpëruar, prandaj dhe, ka zgjedhur që sa më parë të ik nga aty dhe t’i qaset kontributit në vetëvete që një ditë të jetë më i kthjellët, më racional dhe më kontribues për të mirën e përgjithshme të shoqërisë sonë myslimane. Ruga se kah po ec BFI-ja, mënyra se si po menaxhohet me BFI-në, nëpunësit e BFI-së me lloj-lloj karakteresh që janë miliona kilometra larg karakterit të hoxhës së mirëfilltë, e kanë motivuar këtë të ri që të ndërgjegjësohet dhe të ik një orë e më parë nga të qenurit “funksionar” i “kabinetit të idhujtarit”!

Shaqir Fetai mosfunksionimit të BFI-së, problemeve të shumta që sa nuk kanë shpërthyer fuqishëm, injorancës së tij në menaxhim të Insitutcionit, po mundohet ti japë karakter akademik, ta akademizojë tërë situatën dhe, t’i ftojë akademitë të marrin lakmi në BFI-në e tij! Sepse, prap sipas Shaqir Fetait, ai e paska fare të lehtë drejtimin e Institucionit. Këtë formulë ua jep edhe shokëve të vet: “Mjafton të ktheheni te Pejgamberi s.a.v.s. dhe të mësoni se si ai drejtonte me institucione”! Shtrohet pyetja: Shejtani a mund ta ketë lakmi Pejgamberin s.a.v.s. A mund t’i ketë një shejtan sukseset e Pejgamberit s.a.v.s. Veperimet e derisotsme lidershipe të Shaqir Fetait dëshmojnë se kemi të bëjmë me një shejtan tipik në surrat njeriu!

 

Leave a Reply