Procesi i thjeshtuar do të vlejë për emigrantët nga disa vende
Mijëra emigrantë do të marrin azil në Britaninë e Madhe pa qenë nevoja për të dhënë një intervistë, një përpjekje e qeverisë britanike për të përballuar fluksin e lartë. Nga një vendim i tillë sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja pritet të përfitojnë rreth 12 000 njerëz.
Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se është një “amnisti” efektive për emigrantët që shkojnë me gomone në Angli dhe do të inkurajojë më shumë persona të hyjnë në tokën britanike.
Të gjithë atë persona që kanë bërë një kërkesë përpara qershorit 2022 për të marrë statusin e azilit do të duhen të plotësojnë vetëm një formular brenda 20 ditëve ku tregojnë arsyet se pse janë të rrezikuar nëse do të ktheheshin në vendin e tyre.
Procesi i thjeshtuar do të zbatohet vetëm për ata emigrantë që vijnë nga Afganistani, Eritrea, Libia, Siria dhe Jemeni ku kërkesa për azil është mjaft e lartë dhe situata atje mbetet mjaft e vështirë për shkak të luftës.
Pasi statusi i azilit miratohet nga autoritetet atje, këtyre individëve do t’i jepet e drejta për të punuar dhe jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.