Tensionohet situata në kufirin Gaza-Izrael

Situata e tensionuar vjen pas dhunës në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore përgjatë kufirit Gaza-Izrael kurse gjatë natës, palestinezët kanë lëshuar gjashtë raketa.

Sulmet ndërkufitare pasuan një operacion në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, ku përveç 11 viktimave u plagosën më shumë se 100 njerëz.

Fraksioni militant palestinez Xhihadi Islamik nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin me raketa, por  bëri të ditur se kishte të drejtë të mbrohej kundër agresionit izraelit.

Egjipti dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara janë angazhuar si ndërmjetësues për ta qetësuar situatën.

Leave a Reply