Policia belge ka arrestuar në Bruksel një person që dyshohet të ketë lidhje me sulmet e 13 nëntorit në Paris ku mbetën të vrarë 130 persona. Lajmi u bë i ditur nga prokurorët federalë të enjten, duke e çuar në nëntë numrin e të arrestuarve në Belgjikë.Personi u arrestua më herë këtë javë, por prokurorët nuk bënë zë për ngjarjen pasi nuk donin të alarmonin bashkëpunëtorët e mundshëm, tha një zëdhënës i prokurorisë. Detaje të tjera do të zbardhen gjatë ditës së sotme, pasi ende nuk eshte bere i ditur identiteti i te arrestuarit.Supozohet se personi i arrestuar ka pasur kontakte me trurin e sulmeve në Paris, Abdelhamid Abaaoud, i cili u vra gjatë bastisjeve të policisë.
Rusia e pranon se përdor ushtarë koreanoveriorë në luftë kundër Ukrainës
Rusia e ka pranuar për herë të parë se ka dërguar ushtarë të Koresë së Veriut në betejën për t’i…