Bujrum në “odë” të Shaqir Fetait

Me pritje e përcjellje Shaqir Fetai nuk mund ta maskojë të kaluarën e vet të zymtë; me pritje e përcjellje Shaqir Fetai nuk mund të dëshmojë se sa i dashur që është për miletin; me pritje e përcjellje Shaqir Fetai nuk mund të demonstrojë aftësinë, shkathtësinë, urtësinë, e as “lidershipin” e vet që i ka me deficit falimentues; me pritje e përcjellje Shaqir Fetai mund të na përçojë isharete se sa i kompleksuar që është, madje me komplekse, fatkeqësisht, të pashërueshme, ilet ky që i ka hyrë qysh si student kur filloi të përgatisë raporte policore për shokët e vet të studimit

Shkruan Vesel Qamili

Kishte qenë një “mixhë”, i cili, në kohët rankoviqiane ishte futur në ujërat e turbullta të UDB-së serbe. Kishte marrur detyrë që të kontaktojë sa më shumë njerëz, katundarë dhe, për të gjithë të raportojë! Ky mixha e kishte pasur një nip dhe i thotë që, tërë ditës të rrijë te dera e oborrit dhe të gjithë kalimtarëve të rastit t’u thoshte “bujrum në odë të mixhës”! Bujrum, bujrum, bujrum një ditë, bujrum një ditë, u bënë si tepër shumë “bujruma”! Iku pranvera, iku dhe vera, vjeshta e erdhi dimri i acartë! Gratë e shtëpisë vendosën që t’i hynë mixhës në odë dhe ta bëjnë për pesë lekë! I vajtën në odë dhe ia numëruan të gjitha:
“Ti po thërret njerëz në odë, po kërkon dreka e darka, me ju pjekë kafe e përpeç, po kërkon kunguj e hutina, po kërkon patate të pjekura e grunë të zier! Po ti po harron se të gjitha arat këtë vit i le djerrina, i le pa punuar, nuk mbolle as grunë, as misër, as zahire nuk ka në shtëpi, e çallëmin në kupë të qiellit”, iu ankuan gratë.
Mixha ju tha grave: “Që nga momenti kur ngela pa fytyrë, nuk më intereson shtëpia. Fytyra më iku, tash po e ruaj bythën!”
Shaqir Fetai nuk mund ta ruajë fytyrën e patrajtë! I ka ikur motiii! Me pritje-përcjellje vetëm sa po e dëmton Bashkësinë Islame, vetëm sa po e dëmton buxhetin dhe perspektivën e saj. Sepse, pritje-përcjelljet e kota janë humbje e kohës kot e kot! I paska pritur një grup mjekësh nga Turqia të cilët “paskan pasur qejf të njohtohen me Shaqir Fetain”! Qejf i madh! Cili është ai qejf që të njohtohesh me Shaqir Fetain? Çfarë bereqeti është ky farë “reisi”! Cila qenka fama e tij që të keshë qejf ta njohtoshë? Po pse ta shprehin këtë qejf! Kush ju foli për Shaqir Fetain që ia paskan shtuar qejfin për t’u njohtuar! Mjekët kanë qejf të njohtojn e të rrinë vetëm me persona profesionalë përkatës: mjeku me mjekun, mekaniku me mekanikun, spiuni me spiunin…
A ka më turp se sa të bëshë informatë se “reisi e priti vëllain e nëpunësit të vet”! Madje paska qenë aq shumë i njohur sa i paska themeluar të gjitha qendrat islamike në Perëndim. Ndërsa kurrë askush nuk ia ka bërë llafin! Nëse paska qenë kaq faktor i rëndësishëm ai duhet të jetë i sigurtë që ka ardhur ta vizitojë përcjellësin-spiunin e vet të dikurshëm për të cilin ka raportuar kthinave të Temellko Boshkovskit!
Turpi arrinë pikun kur të raportoshë se e pate në vizitë shokun tënd. Ku është këtu aktiviteti? Ku është këtu lajmi? Ku është këtu dinamika e veprimit institucional! Thjesht u takuan një “reis” dhe një “oponent” i tij që ka një qendër islamike, për të cilën çdo vit mbledh fitra e zeqat, duke i ndërhyrë buxhetit të Medresesë ku dikur ishte drejtor!

P.s.
Zoti e shpërbleftë me xhenet Mulla Mahmud Asllanin! Në punën e vet ishte GJENERAL sepse nxorri një ushtri të tërë hafizlerësh! I dashur, i respektuar e i nderuar prej popullit, por jo dhe prej Institucionit të BFI-së! Çka bëri ky Institucion për Mulla Mahmud Asllanin! Mos ia krijoi INSTITUCIONIN për së gjalli? Mos ia krijoi kushtet e nevojshme? Mos e ndihmoi materialisht, moralisht, shpirtërisht? Mos e lartësoi emrin e tij me emërtim të ndonjë rruge, të ndonjë institucioni, të ndonjë parku nacional! Mos e nderoi me ndonjë titull nderi, me ndonjë titull akademik! Mos e ndihmoi në përgatitjen e ndonjë doracaku mbi metodologjinë dhe mjeshtrinë e nxjerrjes së hafëzlerëve të rinj!
Në një tekst ngushëllues të Shaqir Fetait, lexohet edhe kjo fjali: “Isha krenar”! Sigurisht dëshiron të thotë se ishte krenar me Mulla Mahmudin! Por sa ishte krenar ai me një “hafiz” bashkëpunëtor i UDB-së?!
Të të ngushëllojë udbashi është më rënd se plumbi në ballë, prandaj, bën mirë Shaqir Fetai që mos ta aktrojë të alivanosurin nga dhimbja e një humbje të madhe, sepse, Shaqir Fetat kurrë nuk i ka hëngër b… për hoxhallarët, teologët, hafizlerët! Këtë e ka dëshmuar edhe që nga momenti kur i vë në shërbim të lojës së luajtur nga shërbimet sekrete për ta tadhëtuar dhe për t’i bërë komplot njeriut që më së shumti ka merita për të kaluarën jo shumë të largët të lavdishme të Bashkësisë Fetare Islame në RMV! Shaqir Fetai është bërë për t’u ngushëlluar dhe jo për të publikuar ngushëllimet e veta bajate.
Sot Shaqir Fetai është dashur që mos të zhvillojë kurrfarë aktiviiteti, kurrfarë duaje hifzi apo hatmeje. Është dashur t’i tubojë të gjithë hafizlerët e Mulla Mahmudit, madje edhe më gjërë dhe, për shpirt të tij të këndonin disa hatme! Asnjë aktivitet, asnjë sukses madhështor i Shaqir Fetait nuk mund të matet me humbjen kaq të madhe që e patën sot myslimanët e Maqedonisë së Veriut, humbën Gjeneralin hafëzlerëve të vendit!

Leave a Reply