Bullgarët ngrihen kundër oligarkisë: Mafia jashtë

Mijëra protestues kundër qeverisë u mblodhën për të disatën ditë radhazi në kryeqytetin Sofje dhe në qytete të tjera bullgare. Ata madje tentuan që të hyjnë me dhunë në parlament me thirrjet “Mafia jashtë”. Ata pretendojnë korrupsion endemik nga ana e qeverisë dhe duan dorëheqjen e kryeministrit Boyko Borissov. Presidenti Radev e akuzon Borissov se ka lidhje me oligarkët.

Shndërrimi i qeverisë në një strukturë të tipit mafioz ka shtyrë bullgarët liridashës të të gjitha moshave, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, të ngrenë kërkesa për respektimin e ligjit, tha ai në një fjalim televiziv drejtuar popullit. Sipas presidentit bullgar zemërimi ishte rritur pas disa vitesh plot korrupsion.

Por nuk vonoi shumë dhe oficerët e armatosur rëndë dhe prokurorët bastisën zyrat e Presidentit ndërsa zyrtarët e presidencës u mbajtën në pyetje dhe zyrat e tyre u kontrolluan. Prokurorët thanë se bastisjet ishin pjesë e dy hetimeve të ndara në lidhje me zbulimin e sekreteve shtetërore. Kritikët thonë se bastisja dhe arrestimet, ishin të organizuara nga Kryeprokurori Ivan Geshev, njeri i kryeministrit Borisov.

Bullgarët janë të bindur se oligarkia ka shumë më tepër pushtet mbi shtetin sesa mund të imagjinohet dhe se Prokurori i Përgjithshëm po vepron si një politikan. Qindra demonstrues shkuan madje në një plazh në Detin e Zi për të protestuar kundër pronarëve zyrtarë të lartë që nuk u lejojnë njerëzve qasje pranë detit.

Një raport mbi korrupsionin në Bullgari thoshte se të paktën 35% e kontratave të prokurimit publik përfshijnë praktika korruptive. Kryeministri Borissov, një ish-truprojë dhe zjarrfikës tha kur filluan protestat se do të qëndrojë në pushtet duke përmendur një nevojë për stabilitet pasi “bota hyn në krizën e saj më të tmerrshme”, duke iu referuar pandemisë së koronavirusit.

Mandati i Borissov do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe ai nuk ka pranuar të dorëhiqet më parë. Protestat në Bullgari duhet të bëjnë të frikësohet qeveritë në Poloni dhe Hungari.

Leave a Reply